Ndërlidhjet

Ivanov tërheq plotësisht vendimin për falje


Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka tërhequr vendimin për faljen e politikanëve që hetohen nga Prokuroria Speciale Publike për krime të ndryshme.

Kabineti i presidentit ka njoftuar se tërhiqet lista e të 56 të falurve në bazë të vendimit të miratuar më 12 prill të këtij viti.

Më 27 maj, Ivanov ka tërhequr pjesërisht vendimin për falje, për vetëm 22 nga 56 personat e dyshuar.

“Në bazë të ligjit, të gjithë personat e mbetur kishin mundësi të kërkonin anulimin e vendimit për falje. Përkundër paralajmërimeve deklarative të një pjese të tyre, deri tani, asnjë nga ata nuk dorëzoi kërkesë për anulimin e vendimit për falje. Këto 10 ditë ishim dëshmitarë të interpretimeve të ndryshme të këtij vendimi në skenën politike të polarizuar, si dhe përpjekjeve për përfitimin e pikëve politike mbi këtë vendim, i cili, sikurse atëherë, edhe tani, jam i bindur se do të kontribuojë për pajtim kombëtar dhe do të ofrojë dalje nga kriza politike e Maqedonisë. Prandaj, sot mora vendim të anuloja edhe vendimet e mbetura për falje, të marra më 12 prill”, thuhet në komunikatën për media të lëshuar nga presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.

“Ndryshe nga 12 prilli, sot kemi një realitet të ri në Maqedoni, në kushte të kërcënimeve të jashtme dhe rreziqeve të sigurisë, por vendi ka institucione, të cilat mund t’iu bëjnë ballë edhe këtyre sfidave”, ka thënë Ivanov.

Vendimi për falje i Ivanovit ka shkaktuar protesta antiqeveritare në Maqedoni për gati dy muaj.

Ky vendim është kritikuar edhe nga bashkësia ndërkombëtare, e cila aktin e ka vlerësuar si selektiv dhe të pamjaftueshëm për çuarjen në vend të drejtësisë lidhur me hetimin e zyrtarëve shtetërorë.

Facebook Forum

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG