Ndërlidhjet

Arrestohet Sajmir Alimehmeti, i dyshuar për terrorizëm


Sajmir Alimehmeti
Sajmir Alimehmeti

Agjentët e FBI-së në Shtetet e Bashkuara kanë arrestuar Sajmir Alimehmetin, 22 vjeç, nën akuzat për terrorizëm.

Alimehmeti, i cili është shtetas i natyralizuar amerikan, porse besohet se ka prejardhje nga Shqipëria, dyshohet se ka siguruar mbështetje materiale për një organizatë terroriste.

Ai është arrestuar të martën në shtëpinë e tij në lagjen Bronks të Nju Jorkut.

Zyrtarët thonë se Alimehmeti mendohet se ka ndihmuar një mbështetës të grupit ekstremist Shteti Islamik të udhëtojë në Siri.

Sipas padisë, Alimhemeti ka qenë po ashtu i njohur si Abdul Qawi dhe ka qenë nën vëzhgimin e autoriteteve së paku qysh në vitin 2014, kur i është refuzuar dy herë hyrja në Britaninë e Madhe.

Alimehmeti dyshohet se ka blerë disa thika dhe pajisje ushtarake, kanë thënë prokurorët.

“Alimehmeti akuzohet për veprime që tregojnë synim të qartë për të mbështetur një organizatë terroriste, që është e orientuar në vrasje dhe kaos”, ka thënë prokurori Preet Bharara.

Alimehmeti mund të përballet me 30 vjet burg nëse shpallet fajtor. (v.tela - REL)

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG