Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi, ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Xhudos, i cili po mbahet në Kazan të Rusisë.
Kelmendi ka mposhtur në finale francezen Priscilla Gneto, për t’u stolisur më pas me medaljen e artë në Kampionatin Evropian.
Xhudistja Kelmendi është edhe kampione botërore në kategorinë deri në 52 kilogramë.