Ndërlidhjet

Maqedoni: Autoritetet i ndalin qindra migrantë


Ushtarët e Maqedonisë duke i vendosur në kamionë migrantët që sot në mënyrë ilegale e kaluan kufirin nga Greqia
Ushtarët e Maqedonisë duke i vendosur në kamionë migrantët që sot në mënyrë ilegale e kaluan kufirin nga Greqia

Maqedonia i ka ndalur qindra migrantë që ilegalisht e kanë kaluar kufirin nga Greqia.

Afro 1 mijë refugjatë sot janë larguar nga kampi i tyre i tejngarkuar në Greqi dhe e kanë kaluar një lum afër kufirit të Maqedonisë.

Dhjetëra prej tyre e kishin gjetur mënyrën për të kaluar nëpër barrierën me tela gjemborë, por ata më vonë janë ndalur nga ushtarët e Maqedonisë.

Agjencia Reuters raportoi se disa migrantë ishin vendosur në kamionë ushtarakë, por është e paqartë se ku janë dërguar ata.

Afro 20 gazetarë, që ishin së bashku me migrantët, ishin dërguar në një stacion policor, raportoi AFP.

Afro 14 mijë migrantë ishin bllokuar në një kamp në fshatin kufitar grek, Idomeni.

Javën e kaluar, Maqedonia tha se nuk do të lejoj hyrjen e migrantëve, kështu që praktikisht është mbyllur e ashtuquajtura “rrugë ballkanike” për migrantët për në pjesën veriore të Evropës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG