Qeveria e Pakistanit e ka ekzekutuar një burrë, i cili ishte dënuar për vrasjen e një guvernatori krahinor, në vitin 2011, pas thirrjeve të zyrtarit për reforma në ligjet strikte të vendit për blasfemi.
Mumtaz Qadri është varur të hënën, në Rawalpindi.
Qadri, i cili ishte konsideruar si hero nga shumë islamistë, ishte një ish-truproje e guvernatorit të Punjabit, Salman Taseer.
Ai ishte rrëfyer lidhur me vrasjen e Taseer, si kundërpërgjigje ndaj thirrjeve të tij për reformim të ligjeve për blasfemi, të cilat bartin dënimin me vdekje, kur fyhet Islami.
Qadri e kishte goditur Taseerin 28 herë, në një treg në Islamabad, në mes të ditës.
Gjyqtari, që e kishte pasur rastin e Qadrit, ishte detyruar që të largohet nga vendit, pas kërcënimeve të shumta me vdekje.