Ndërlidhjet

Miliona euro donacione për shëndetësinë, pak përparime


Ilustrim
Ilustrim

Ndonëse në shëndetësinë kosovare çdo vit hyjnë miliona euro si donacione, institucionet publike shëndetësore vazhdojnë të përballen me mungesë të madhe të pajisjeve të nevojshme për shërbime kualitative.

Rina Limani, koordinatore për donacione në nivel të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka thënë se vetëm për barna dhe pajisje mjekësore, gjatë vitit 2015, kanë hyrë në formë donacioni 4 milionë e 500 mijë euro. Ajo flet edhe për donacione të tjera.

“Gjatë vitit 2015 dhe në fillimin e vitit 2016, donacionetkanë ndihmuar në ofrimin e shërbimeve më kualitative brenda QKUK -së. Donacioni i fundit ka qenë nga Ambasada Amerikane,në vlerë prej 250 mijë dollarësh, e qëka qenë shumë i nevojshëm.”

“Viti 2015,është përmbyllur me vlerë prej 4 milion e 500 mijë euro në barna dhe pajisje mjekësore, ku këtë vit na janë ofruar donacione përmes organizatave të ndryshme apo fondacioneve, si nga vendi, ashtu edhe nga jashtë Kosovës”, ka thënë Limani.

Por, që nga paslufta, institucionet publike shëndetësore në Kosovë nuk kanë arritur që ta përmbushin tërësisht as listën esenciale me barna, pavarësisht donacioneve të shumta, e edhe buxhetit që është i ndarë për këtë sektor.

Pacientja Vahide Sadiku,e cila vuan nga sëmundja e kancerit,thotë se kujdesi në Qendrën Klinike Universitare nuk i ka munguar nga stafi mjekësor, por të gjitha barnat i ka blerë vetë, në mungesë të tyre.

“Unë jam operuar. Ma kanë hequr gjirin, pasi që jam diagnostikuar me kancer. Kujdesi është shumë i mirë, por terapinë e kam blerë vetë. Gjashtë terapi i kam blerë vetë, aq sa m’i kanë kërkuar, pasi ashtu ka pasurnevojë. Analizat i kam bërë dy herë vetë në institucion privat, dhe më kanë kushtuar nga 150 euro secila. Edhe terapitë që i kam blerë më kanë kushtuar mbi 100 euro secila”, ka shpjeguar Sadiku.

Edhe kryetar i Sindikatës së Shëndetësisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Xhemajl Selmani, njëherësh ortoped, ka bërë të ditur se në Klinikën Ortopedike të QKUK-së, pacientët që kanë nevojë për operacione të ndryshme, këto shërbime duhet t'i marrin jashtë institucioneve publike shëndetësore, pikërisht për shkak të mungesës sëmaterialit të nevojshëm për operim.

"Janë tejet të nevojshme donacionet e huaja. Nuk ka investime të duhura nga Ministria e Shëndetësisë. Neve në ortopedi na mungojnë shumë gjëra. Impiantet i blejnë vetë pacientët.”

"Tashmë ne kemi ekipin e kirurgjisë spinale, por nuk mund të bëjmë operacione për shkak të mungesës së impianteve", ka thënë Selmani.

Sidoqoftë, zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se janë duke punuar që të krijohet një ambient i përshtatshëm për investimet e huaja. Sipas tyre,tashmë për shëndetësinë kosovare ka edhe investitorëve afatgjatë, që kanë derdhur miliona euro për këtë sektor.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG