Ndër vite, investimet e huaja direkt në Kosovë kanë pësuar rritje dhe rënie. Të hyrat nga investimet e huaja vazhdimisht janë cilësuar promotor i zhvillimit ekonomik në Republikën e Kosovës dhe ende konsiderohen të nevojshme për rimëkëmbjen ekonomike.
Me këtë konstatim, nisën punimet e një tryeze të organizuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në të cilën ku pjesëmarrës ishte edhe kryeministri i Kosovës , Isa Mustafa.
Ai ka thënë se investimet e huaja duhet të trajtohen në disa dimensione, duke filluar nga reformat, masat që duhet të ndërmarrë Republika e Kosovës për tërheqjen e investimeve ndërkombëtare, privatizimi dhe ri-industrializimi.
Tranzicioninë Kosovë dhe ndryshimet në tregje jo gjithmonë, sipas tij, kanë sjell ërezultate pozitive.
“Unë them se tranzicioni është karakterizuar me liberalizimin e tregjeve për investitorët e jashtëm, me ç'rast është bërë e mundur depërtimi i shumë kompanive në tregje dhe sektorë të ndryshëm edhe në vendet që kishin e ekonomi të centralizuar".
"Por, liberalizmi i tregjeve në kuptimin e të ashtuquajturit “Konsensusi i Washingtonit” nuk është treguar i mjaftueshëm për të tejkaluar rënien e menjëhershme të otputëve dhe krizave të një pas njëshme që kanë karakterizuarvendet në tranzicion në fillim të viteve të 90_ta” Ka thënë kryeministri Mustafa, duke shtuar se vlera më e madhe e investimeve të huaja në Kosova ka arritur në vitin 2007.
Në vitin 2007, shuma e investimeve të huaja në Kosovë kishte arritur në 450 milionë euro, kurse një vit më vonë, në vitin 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë e saj, investimet u zvogëluan në 355 milionë euro. Që nga ajo periudhë pothuajse për çdo vit ka pasur rënie të investimeve; vetëm vitin e kaluar, investimet e huaja kishin rënë në vetëm 151 milionë euro
Ndryshe, sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës, deri në shtator të këtij viti, investimet e huaja kanë arritur në 239.8 milionë euro, apo rreth 105 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Për joshjen e investitorëve të huaj që kapitalin e tyre ta shfrytëzojnë në Kosovë, duhet të merren të gjitha institucionet përkatëse, ka thënë Hykmete Bajrami, Ministre e Tregtisë dhe Industrisë në qeverinë e Kosovës.
Ajo ka thënë se pas publikimit të çdo raporti të Bankës Botërore, do të analizohet çdo indikator..
“Vendet e rajonit më të cilat Kosova është në konkurrencë të drejtpërdrejtë janë shumë më agresive në këto reforma. Kështu që ne brenda kushteve ekzistuese duhet të bëjmë atë që është e mundshme, në mënyrë që të jemi sa më atraktiv për investimet e huaja direkte, që janë një motor dhe domosdoshmëri për zhvillimin ekonomik të Kosovës”, ka thënë Bajrami.
Për ndikimin e investimeve të jashtme në ri-industralizimin dhe sektorët tjerë të zhvillimit ekonomik, ka folur edhe deputeti në Kuvendin e Kosovës, Muhamet Mustafa.
Sipas tij, Kosova duhet patjetër të bëjë një ri-dizajnim të politikave industriale.
“Se sa jemi të suksesshëm në këtë drejtim varet se si më politikat ekonomike dhe angazhimin tonë do të jemi të aftë të kapim këtë “efektin shpërndarës”, i cili është një efekt kur agjentët ekonomikë, bizneset , subjektet tjera përfitojnë nga investimet e jashtme në aspektin e rritjes se prodhimit, transferin e teknologjisë...", ka thënë ai.
Sidoqoftë, edhe ekspertë për çështje ekonomike, sa herë kanë thënë se edhe imazhi jo i mirë ekonomik, shkalla e lartë e korrupsionit dhe mungesa e plotë e sundimit të ligjit, janë vetëm disa nga arsyet që mund të kenë nxitur shumë investitorë ndërkombëtarë të hezitojnë që kapitalin e tyre të shtrijnë në Kosovë.