Ndërlidhjet

Lavrov mbron sulmet e Rusisë në Siri


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka mbrojtur sulmet ajrore të Rusisë në Siri, duke thënë se ato godasin të njëjtat grupe “terroriste” ashtu si edhe koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Ai ka hedhur poshtë sugjerimet se aksionet ruse kanë për qëllim forcimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Lavrov po ashtu ka thënë se Rusia nuk e konsideron si grup terrorist Ushtrinë e Lirë Siriane, e cila përfshin rebelë të moderuar.

Rusia ka vazhduar sot sulmet ajrore në Siri për të dytën ditë me radhë.

Autoritetet ruse thonë se sulmet kanë për qëllim të mposhtin militantët e të ashtuquajturit Shtet Islamik (IS), por pretendimet e tilla vihen në dyshim nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre.

Lavrov, duke folur në një konferencë për media në Nju Jork, ka thënë se Rusia do të luftojë Shtetin Islamik dhe grupet e tjera terroriste, përfshirë Frontin al-Nusra.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG