Ndërlidhjet

Prishtinë: Qeveria miraton strategjinë nacionale kundër ekstremizmit


Ndërtesa e qeverisë së Kosovës, foto arkivi
Ndërtesa e qeverisë së Kosovës, foto arkivi

Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën “Strategjinë Nacionale për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpie në Terrorizëm”.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thanë se përmes kësaj strategjie,Kosova do të koordinojë masat për t’u përballur me kërcënimet e mundshme nga radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm.

“Fenomeni i radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm që çon në terrorizëm nuk tregon shenja të zhdukjes;për më tepër, ata të cilët shfaqin bindje radikale, është parë dhe është vërtetuar se janë të gatshëm të sulmojnë persona të pafajshëm, si brenda ashtu dhe jashtë vendit, me qëllim të përsëritjes së veprimeve të tyre të dhunshme”, ka thënë zëvendës kryeministri i Kosovës, Kujtim Shala, në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Përveç kësaj strategjie, Kosova ka miratuar tashmë edhe ligjin, nëpërmjet të të cilit sanksionohet pjesëmarrja e qytetarëve të Kosovës në luftëra të huaja.

Deri më tash, rreth 150 – 200 pjesëmarrës nga Kosova në luftëra të huaja, dyshohet të kenë shkuar në Siri dhe Irak. Nga këta, rreth 20 raportohet të jenë vrarë, sipas të dhënave nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Lexoni edhe këtë: Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm në rrafshin ligjor.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG