Ndërlidhjet

Gratë përballë sfidave të të bërit biznes


Ilustrim
Ilustrim

Me gjithë iniciativat e ndryshme të mbështetura nga institucionet shtetërore, organizatat vendore dhe ndërkombëtare, për inkurajimin e grave që të fillojnë ndonjë biznes, gratë në Kosovë hezitojnë dhe ende ballafaqohen me barriera të ndryshme për të marrë primatin e ndonjë kompanie.

Sipas të dhënave të shoqërisë civile, rreth 13 për qind e kompanive në Kosovë janë të regjistruar në emër të grave.

Hamide Latifi, udhëheqëse e organizatës joqeveritare “ Gratë në Biznes” për Radion Evropa e Lirë thotë se kompanitë që udhëhiqen nga gratë, në të shumtën e rasteve janë biznese të vogla që merren me prodhimin e ushqimit, shërbimeve dhe industrisë se tekstilit.

Ajo thotë se gratë janë të interesuara për hapjen e bizneseve,por mungon ndonjë program apo fond i veçantë që ndihmon gratë për fillimin e ndonjë biznesi të ri.

“Megjithatë ka nisma të caktuara të cilat janë të mirëseardhura, dhe po inkurajojnë gratë që të futën në Kosovë. Sa i përket grave dhe barrierave unë mendoj se ka barriera për gratë, mungesa e qasjes në financa, po ashtu politikat fiskale të shtetit janë një pengesë tjetër”, tha Latifi.

Një nga ndërmarrëset në Kosovë, që fillimisht ka hezituar të hapë biznes, por që aktualisht konsiderohet afariste e suksesshme është Gëzime Rexhepi- Çollaku.

Ajo është pronare e institucionit parashkollor “Bardha”në Prishtinë, në kuadër të se cilës funksionojnë shtatë kopshte për fëmijë në lagje të ndryshme të kryeqytetit dhe që nga viti 2005 ka arritur të punësojë 70 punëtorë.

Zonja Rexhepi-Çollaku, tregon se në fillim ka pasur dyshime për fillimin e biznesit, por më punë, guxim dhe angazhim thotë se i ka dalë përball sfidave të te bërit biznes në Kosovë.

“Gruaja është e pasigurtë që të marrë ndonjë rrezik mbi vete. Sepse një grua për të filluar ndonjë biznes duhet të ketë mbështetjen e dikujt, qoftë familjarëve apo bashkëshortit, varësisht nga statusi i saj".

"Pastaj, ekziston frika që të huazojë para nga bankat e ndryshme sepse është frika nga dështimi. Por, nëse gruaja nuk ka përkrahje financiare nga institucionet ose organizatat joqeveritare frika është shumë e madhe”, thekson ajo.

Në anën tjetër, paragjykimet e shoqërisë dhe mungesa e hipotekave për marrjen e kredive janë disa nga problemet, me të cilat ballafaqohen gratë biznesmene.

Zonja Rexhepi-Çollaku konsideron se pavarësisht sfidave në këtë fushë, femrat duhet të jenë të guximshme për të themeluar bizneset e tyre.

“Së pari duhet të jetë e përgatitur më profesionalisht, ta njeh punën me të cilën do të ballafaqohet me sfidat e profesionit, pastaj të ketë guximin për investime, të qëndrojë përball sfidës së investimeve të mëtutjeshme".

"Në rast se nuk investon në biznes në aspektin material dhe profesional, ai biznes do të ketë jetë të shkurtër. Kjo për arsye se biznesi vazhdimisht kërkon risi dhe investime”, thotë ajo.

Ndryshe, edhe disa banka komerciale në Kosovë kanë organizuar programe dhe trajnime për ndërmarrësi të femrave dhe njëherësh aplikojnë procedura

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG