Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka ftuar deputetët e Kuvendit që të votojnë ndryshimin kushtetues për themlimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte në Kosovë.
Mustafa ka thënë se gjykata do të gjykojë individët dhe “jo luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Kuvendi ka nisur tashmë seancën për miratimin e ndryshimit kushtetues.
Gjykata në fjalë do të hetojë dyshimet që ka ngritur një raport i Këshillit të Evropës për krime lufte të disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së ndaj disa civilëve serbë, gjatë luftës së fundit.
Në seancë raportohet se po marrin pjesë edhe delegacionet e ambasadave të huaja.