Ndërlidhjet

Mustafa: Serbia duhet të japë përgjigje për të pagjeturit


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Serbia duhet të japë përgjigje për zhdukjen e qytetarëve kosovarë dhe për "krimet monstruoze që forcat ushtarake dhe paramilitare të saj" kanë kryer në Kosovë.

Komentet e Mustafës vijnë në Ditën e Personave të Pagjetur të Luftës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës do të shfrytëzojë të gjitha institucionet ndërkombëtare për të kërkuar zbardhjen e të pagjeturve, kthimin e tyre dhe dorën e drejtësisë ndaj kriminelëve”, ka thënë Mustafa përmes një postimi në Facebook.

Sipas shifrave zyrtare, janë mbi 1,600 persona nga Kosova, fati i të cilëve mbetet i pazgjidhur.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG