Ndërlidhjet

Nënshkruhet kontrata për Brezovicën


Brezovicë
Brezovicë

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, dhe përfaqësuesit zyrtarë të Kozorciumit të kompanive “MDP Consulting – Compagnie des Alpes”, Pascal Roux kanë nënshkruar sot kontratën prej 410 milionë eurosh për Projektin për Zhvillimin e Qendrës Turistike të Brezovicës.

Nënshkrimi i kontratës është bërë në prani të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, dhe të ambasadores së Francës, Marsye Daviet.

Ministrja Bajrami ka thënë se ky projekt pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në punësim dhe zhvillim ekonomik të Kosovës.

Brezovica është qendër e njohur turistike që ndodhet në rajonin e Shtërpcës - rajon ky i banuar me shumicë serbe apo në pjesën veriperëndimore të maleve të Sharrit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG