Ndërlidhjet

Maqedoni: Shporta mujore, më e lartë se paga mesatare


Ilustrim
Ilustrim

Për të mbijetuar një familje katër anëtarëshe në Maqedoni për shportën konsumatore për një muaj i nevojiten mbi32 mijë denarë, përkatësisht rreth 522 euro. Këto të dhëna kanë dalë nga llogaritje e muajit janar të këtij viti nga ana e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.

Po sipas këtyre të dhënave, shporta konsumuese është shumë më e lartë se paga mesatare, e cila është 22,407 denarë, që do të thotë se për të siguruar gjërat elementare për një familje katër anëtarëshe nevojiten plus edhe 9,727 denarë.

Sipas llogaritjes nga ana e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, rreth 13 mijë denarë (220 euro) nevojiten për ushqim, derisa pjesa tjetër përfshinshpenzimet për banim, ato për higjienë, transport, kulturë, veshmbathje dhe shëndet.

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov, ka paralajmëruar rritjen e ndihmës sociale dhe ndihmës së përhershme në të holla nga korriku i këtij viti për 10 për qind, duke përfshirë rreth 36.000 familje, të cilat janë materialisht të pasigurta, përkatësisht janë në gjendje të rëndë ekonomike.

Por, sindikalistët thonë se në Maqedoni shkalla e varfërisë është shumë më e lartë, sepse më shumë se gjysma e familjeve në vend nuk arrijnë të sigurojnë as produktet ushqimore të emëruara në shportën e konsumatore për një muaj.

“Tërë kohën nga autoritetet zyrtare dëgjojmë se ulet shkalla e varfërisë, poranashkalohet një fakt shumë i rëndësishëm, se shkalla që përcakton se një familje është e varfër, është vendosur në një nivel shumë të ulët të të ardhurave për një familje”.

“Pra, që një familje me katër anëtarë të konsiderohet se është e varfër nuk duhet të ketë të ardhura brenda muajit më shumë se 11 mijë e 800 denarë (rreth 190 euro), që fare nuk përkon me pjesën më të madhe të familjeve në Maqedoni, që në bazë të të ardhurave nuk arrijnë të sigurojnë as produktet ushqimore, por nga Enti Shtetëror i Statistikave këto familje nuk numërohen si të varfra”, thotë Zdravko Saveski, nga lëvizja majtiste Solidariteti.

Nga ana tjetër, Ali Pajaziti, sociolog, thotë për Radion Evropa e Lirë se te qytetarët e Maqedonisë ende mungon kultura e protestës sociale, që e bën atë të jetë mobile dhe njëkohësisht të shprehë zërin e saj rebelues karshi të gjitha atyre dukurive që e cenojnë cilësinë e jetës, madje edhe mbijetesën e tyre, duke pasur parasysh se të ardhurat e tyre janë shumë më të ulëta sesa shporta konsumatore.

“Kemi të bëjmë me një shoqëri skajshmërisht të politizuar dhe në një situatë të këtillë, elitat politike e shfrytëzojnë gjendjen e rëndë ekonomike duke e mbajtur peng të ndihmave të vogla që i ofron shteti, duke mbetur në një pozitë të papërshtatshme, sepse mbahet nën presionin e asaj thënies ‘mos e turbullo ujin se mund të bëhet edhe më keq për ty’”, thekson sociologu Pajaziti, ligjërues në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Problem më vete, thekson Zdravko Saveski, nga lëvizja majtiste, që në fokus ka të drejtat e punëtorëve, është se si shtresë e varfër paraqitendhe ata të cilët kanë kryer arsimim të lartë, por nuk u përgjigjen kërkesave të tregut të punës.

“Një nga metodat më efektive për shpërqendrimin e vëmendjes është nacionalizmi. Thjesht, politikë-bërësit e të dy etniteteve orientojnë vëmendjen kah ajo se çka janë duke bërë shqiptarët apo maqedonasit dhe jo kah problemet reale, me të cilat përballen qytetarët e Maqedonisë, siç është mirëqenia sociale”, thekson Savevski.

Ndërsa, për sociologun Ali Pajaziti, shoqërisë maqedonase i mungon “modeli i individëve, të cilët drejt suksesit kanë ecur pa abuzuar me pushtetin”.

Sipas tij është vështirë t’i bindësh të rinjtë të punojnë çfarëdo lloj pune që do t’u shërbej në të ardhmen si përvojë, po edhe bazament drejt asaj që ata e kanë vënë si qëllim, përderisanë opinion gjithnjë e më shumë flitet për afera korruptive, në të cilat janë të përfshirë zyrtarë të lartë e që nuk marrin epilog gjyqësor.

“Në sytë, edhe të qytetarit shqiptar, po edhe të atij maqedonas, tani gjithnjë e më i qartë duket imazhi iudhëheqësisë politike që mendon vetëm për interesat e veta, ndërsa qytetari i rëndomtë mbetet i margjinalizuar, i hedhur në periferi të shoqërisë”, shton Pajaziti.

Edhe këtë vit Enti Shtetëror i Statistikave nuk ka dalë me të dhëna se sa peshon shporta konsumatore, e cila përfshin vetëm shpenzimet për produktet ushqimore, me arsyetimin se mediat keqpërdorin metodologjinë në bazë të së cilës bëhet përllogaritja.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG