Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, siç njofton zyra e tij, pritet sot të shkojë në fshatin Rrezallë të Skenderajt ku do të bëhet rivarrosja e mbetjeve mortore të 28 viktimave të identifkuara në varrezën masive në Rashkë të Serbisë.
Kjo ceremoni do të mbahet të njëjtën ditë kur edhe shënohet 16 vjetori i masakrës së Rrezallës gjatë së cilës ushtria dhe policia serbe kishte ekzekutuar 98 banorë të këtij fshati dhe fshatrave afër saj.
Varreza masive në Rudnicë është zbuluar në dhjetor të vitit 2013, ndërsa ekipet mjeko-ligjore dyshojnë se në këtë varrezë janë rreth 250 trupa të varrosur të shqiptarëve.