Ndërlidhjet

Polonia akuzon dy rusë për rrëzimin e aeroplanit në vitin 2010


Polonia planifikon të sjellë akuza kundër dy kontrolluesve të trafikut ajror të Rusisë, për shkak të rrëzimit të një aeroplani në vitin 2010, që vrau 26 persona, përfshirë presidentin e atëhershëm polak, Lech Kaczynski.

Prokurori polak Ireneusz Szelag tha se kontrolluesit ishin të përfshirë në komunikimin me aeroplanin, derisa ai u përpoq të ulej në mot të keq në një aeroport pranë qytetit rus, Smolensk.

Szelag nuk i bëri të ditur emrat e kontrolluesve dhe nuk dha detaje të akuzave.

Polonia ka qenë një nga kritikueset më të ashpra të Rusisë rreth përfshirjes së saj në Ukrainë, dhe gjasat janë shumë të vogla se Rusia do të dorëzojë kontrolluesit e akuzuar.

Përveç presidentit Kaczynski, në aeroplanin e rrëzuar po udhëtonin edhe shumë zyrtarë të lartë polakë.

Ata po shkonin në Rusi për të përkujtuar viktimat e zyrtarëve ushtarakë polakë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG