Ndërlidhjet

Osetia Jugore do të bashkohet më vonë me Rusinë


Lideri separatist i Osetisë Jugore, Leonid Tibilov
Lideri separatist i Osetisë Jugore, Leonid Tibilov

Lideri i rajonit separatist gjeorgjian të Osetisë Jugore, ka thënë se territori dëshiron t’i bashkohet Rusisë, por kjo nuk do të ndodhë në një të ardhme të afërt.

Leonid Tibilov, lideri de fakto i Osetisë Jugore ka thënë se "nuk është sekret, ideja e bashkimit me Rusinë”.

Kjo ide sipas tij ekziston në mesin e njerëzve të këtij rajoni, por ai ka shtuar se ka ende “shumë shqetësime” dhe se ai tani nuk dëshiron ta implementojë këtë ide.

Tibilov, duke folur në Moskë, një ditë pas nënshkrimit të “traktatit të aleancës dhe integrimit” me presidentin rus, Vladimir Putin në Kremlin, ka thënë se Osetia Jugore do të ndërmarrë “hapa të kujdesshëm jo vetëm për vetën e saj, por edhe për Rusinë”.

Osetia Jugore e deklaroi pavarësinë nga Gjeorgjia në vitin 1990 dhe prej atëherë ka udhëhequr vetën deri në një luftë që e bëri me qeverinë qëndrore në mes të viteve 1991 – 1992.

Rusia e ka njohur si vend të pavarur pas një lufte pesë ditore me Gjeorgjinë në vitin 2008, por vetëm pak vende të botës e kanë bërë të njejtën gjë.

Gjeorgjia e konsideron Osetinë Jugore si zonë të okupuar nga Rusia, vend ky që ka trupa ushtarake në rajon përmes së cilëve ia kontrollon kufinjtë Osetisë Jugore.

Çdo lëvizje nga Rusia për ta bërë Osetinë Jugore pjesë të territorit të saj do të kundërshtohej ashpër nga Tbilisi dhe perëndimi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG