Katari e ka tërhequr ambasadorin e vet nga Egjipti për një “konsultim” pas mosmarrëveshjeve në lidhje me sulmet ajrore të Kajros mbi objektivat e Shtetit Islamik në Siri.
Agjencia shtetërore e lajmeve në Katar, QNA, e ka cituar drejtorin e Departamentit për çështje arabe në Ministrinë e Jashtme të Katari,t, të ketë thënë se Doha ka qenë e rezervuar gjatë një takimi të Ligës Arabe në Kajro mbi vendimin e njëanshëm të Egjiptit që pa kosnultime me shtetet tjera arabe të kryej sulme në Libi.
Si përgjigje ndaj kësaj, i dërguari i Egjiptit në Ligën Arabe, Tariq Adel, e ka akuzuar Katarin se po e mbështet terrorizmin.
Aeroplanët egjiptinanë i kanë bombarduar zonat e militantëve në qytetin lindor Derna, më 17 shkurt, d atë pas publikimit të një videoje nga Shteti Islamikë ku shihen 21 të krieshterë egjiptianë të cilëve iu kanë hequr kokat.