Ndërlidhjet

Dikoviq i dyshuar për krime në Rezallë e Çikatovë


Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi ka thënë se posedon dokumente, të cilat tregojnë se shefi i shtabit të prgjithshëm të ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviq, është drejtpërdrejt përgjegjës për krime lufte në Kosovë.

Siç është thënë në një konferencë për gazetarë në Beograd, në të cilën është prezantuar dosja e Rudnicës, Dikoviq është përgjegjës për krime në fshatrat Rezallë dhe Çikatovë të Vjetër, si dhe për fshehjen e trupave në varrezë masive në Rashkë.

Drejtorja ekzekutive e Fondit, Sandra Orloviq, ka thënë se posedon dokumente që tregojnë qartë se në vrasjen e civilëve shqiptarë në Rrezallë dhe Çikatovë më 1999, kanë marrë pjesë ushtarët e Brigadës së 37-të të Motorizuar të Ushtrisë serbe, komandant i së cilës asokohe ka qenë shefi i tanishëm i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Serbe, Lubisha Dikoviq, raporton B92.

Orloviq ka kërkuar nga Prokuroria për Krime Lufte që të nisë menjëherë hetimet

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG