Ndërlidhjet

270 mijë tonelata plastikë në oqeane


Ilustrim
Ilustrim

Një studim i ri vlerëson se 270 mijë tonelata plastikë lundrojnë nëpër oqeanet e botës.

Hulumtuesit e Institutit 5 Gyres me bazë në Los Angelos të SHBA-ve, thonë se kjo shifër është bazuar nga informacionet që janë mbledhur nga gjithsej 24 ekspedita të realizuara nga anijet, për gjashtë vite përreth Globit.

Derisa vëzhguesit në këto anije kanë numëruar copat e mëdha të plastikës në oqeane, shkenctarët kanë përdorur edhe një rrjetë të cilën e kanë shtrirë në sipërfaqen e detit për të mbledhur copat e vogla.

92 për qind e plastikës, sipas raportin, është në formën e “mikroplastikës”.

Forma mikroplastike sipas studijuesve, është krijuar nga rrezet e diellit të cilat kanë ndikuar në pjesët e mëdha të plastikës si dhe si rezultat i kafshimit të copave të mëdha nga peshkaqenët ose peshqit në oqeane.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG