Ndërlidhjet

Lista Serbe kërkon mbrojtjen e pakicave kombëtare


Aleksandar Jablanovic, nga Lista Serbe
Aleksandar Jablanovic, nga Lista Serbe

Lista Serbe në Kosovë, e cila rreth vetes ka deputetë nga radhët e komunitetit serb në Kuvendin e Kosovës, ka vlerësuar sot se në skenën politike kosovare, janë “duke u shtuar tensionet” dhe i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe autoriteteve në Prishtinë që në një atmosferë të tillë, të mbrohen pakicat kombëtare.

Në një komunikatë për shtyp, të cilën e transmetojnë mediat serbe, Lista pohon se “disa politikanë nga Kosova janë duke përmendur edhe mundësinë e mbajtjes së protestave për ta ndryshuar qeverinë e deritashme dhe për t’i dhënë fund krizës institucionale në Kosovë”.

Lista vlerëson se për shkak të kësaj krize, më së shumti janë duke vuajtur qytetarët, e posaçërisht “shqiptarët, si shumicë, ekzistenca ekonomike e të cilëve është e rrezikuar”.

“Në rrethana të këtilla, nisur edhe nga përvojat e së kaluarës, serbët pothuajse gjithmohnë kanë qenë dëm kolateral për shkak të shkallës së ngritur të rrezikshmërisë së sigurisë”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe, e cila në Kuvendin e Kosovës është e përfaqësuar me 10 mandate.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG