Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka urdhëruar forcimin e sigurisë në jug dhe lindje të vendit, për t'u mbrojtur nga 'sulmet e mundshme të separatistëve të mbështetur nga Rusia'.
Duke folur në Këshillin e Sigurisë dhe Mbrojtës Kombëtare të martën, Poroshenko ka thënë se njësi të sigurisë do të mbrojnë rajonet në Maryupol, Berdyansk, Kharkiv, veriun e Luhanskut dhe rajonin Dnipropetrovsk.
Presidenti po ashtu ka propozuar shfuqizimin e ligjit, i cili ishte miratuar në përputhje me marrëveshjen për paqe, arritur më 5 shtator në Minsk, mes Kievit, Moskës dhe separatistëve pro-rusë.
Ligji i jep autonomi të kufizuar dy zonave në lindje të Ukrainës të kontrolluara nga separatistët.
Poroshenko ka shtuar se zgjedhjet e 2 nëntorit, të mbajtura nga kryengritësit rebelë ‘shkelin marrëveshjen e paqës".
Po këtë ditë, më 4 nëntor dy separatistë pro-rusë, kanë bërë betimin e tyre për të udhëhequr me dy të ashtuquajturat Republika Popullore e Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut.