Ukraina e ka akuzuar Rusinë se po i grumbullon forcat e veta në kufirin me Ukrainën dhe thotë se separatistët e mbështetur nga “merecenarët rusë” po i sulmojnë kufitarët ukrainas, në përpjekje për depërtimin e makinave të blinduara brenda Ukrainës.
Andriy Lusenko, zëdhënës i Këshillit për Sigurinë Kombëtare të Ukrainës, u tha gazetarëve se përleshjet kanë ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, afër kufirit në vendin Dyakove.
Ai tha se këto zhvillime “tregojnë se pala ruse është nisur në kursin e përshkallëzimit të konfliktit në Donbas”.
Njëherësh, Ukraina tha se forcat e veta, të mbështetura nga aerplant luftarakë, e kanë thyer bllokadën e kryengritësve në aeroportin Luhansk, në pjesën lindore të Ukrainsë.
Ushtria e Ukrainës ka njoftuar, poashtu, se nga sulmet ajrore janë dëmtuar rëndë separatistët prorusë, përfshirë një konvoj të makinave të blinduara, për të cilin Kievi thotë se e kishte kaluar kufirin nga Rusia.