Ndërlidhjet

Thaçi, i zhgënjyer me “veprimin e turpshëm” në veri


Kryeministri në largim, Hashim Thaçi.
Kryeministri në largim, Hashim Thaçi.
Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, në emër të Qeverisë, ka shprehur zhgënjimin e tij, në lidhje me, siç ka thënë, veprimin e turpshëm të rivendosjes së barrikadës mbi urën e lumit Ibër, gjatë pasdites së djeshme.

“Kjo lojë e turpshme dhe e rrezikshme, por mbi të gjitha antiligjore, është e papranueshme për vlerat e shoqërisë dhe shtetit tonë demokratik. Ata që janë përgjegjës për këto veprime antiligjore, do të përballen me ligjin herët apo vonë. Liria e lëvizjes është e drejtë fundamentale dhe ajo nuk mund të cenohet nga askush”, ka thënë Thaçi.

Mëngjesin e së mërkurës, banorët e veriut kanë hequr barrikadën nga ura qendrore e Ibrit, por disa orë më vonë ata kanë vendosur vazo betoni, duke thënë se lëvizja mund të bëhet vetëm për këmbësorë dhe jo për automjete.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG