Ndërlidhjet

KS kërkon dialog kombëtar në Irak


Mosul, Irak
Mosul, Irak
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për një “dialog gjithëpërfshirës kombëtar” në Irak dhe nuk ka shqyrtuar asnjë veprim kundër militantëve islamikë.

Këshilli 15-anëtarësh ëshë mbledhur pasi Shteti Islamik i Irakut dhe Levant, grup i lidhur me Al Kaidën, ka marrë këtë javë nën kontroll qytete kryesore të Irakut, përfshirë Mosulin dhe Tikritin.

I dërguari i OKB-së në Irak, Nickolay Mladenov, ka thënë përmes video-konferencës se “nuk ka rrezik të menjëhershëm për përhapjen e dhunës në Bagdad”.

Në Uashington, presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka thënë se nuk përjashton asnjë opsion për të ndaluar dhunën.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG