Kosova konsiderohet një ndër vendet më të varfra në Evropë. Pagat në sektorin publik dhe privat në shumicën e rasteve, përveç mbulimit të nevojave elementare për mbijetesë, nuk mjaftojnë për ndonjë investim, blerje të patundshmërisë, pushim apo edhe blerje të veturave.
Për çdo investim eventual, qytetarët iu drejtohen bankave për të marrë kredi.
Afër 500 mijë, është numri i kredive të huazuara nga qytetarët në bankat komerciale, me një vlerë prej 1.8 miliard euro, duke përfshirë këtu kredi të llojeve të ndryshme dhe kredit-kartelat.
Por, absurde mbetet fakti se në Kosovë, pavarësisht gjendjes së rëndë ekonomike, qytetarët kanë kursime në institucionet financiare.
Vlera e kursime të klientëve në nëntë bankat komerciale, vitin e kaluar ka arritur në 2 miliardë e 441 milionë euro.
Ekspertët e çështjeve ekonomike, konsiderojnë se për shkak të politikave të ashpra për kreditim, mungesës se kërkesës për kredi, bankat komerciale në vend kanë rritur vlerën e depozitave.
Drejtori ekzekutiv i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, Ibrahim Rexhepi, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se rritja e kursimeve tregon për një aktivitet biznesor të sektorit privat, përkatësisht ekonomive familjare, se sa që është shprehur zhvillimi i përgjithshëm ekonomik.
“Rritja e kredive tregon sa do që është një kulturë e punës me para, punës përmes sistemit bankar, njerëzit nuk mendojnë shumë kur futen në obligime dhe si do të jetë fundi i tyre. Prandaj nëpër gjykata janë mbi 10 mijë lëndë të kontestuese, pikërisht për shkak të mos kthimit të kredive".
"Dhe likuiditeti i bankave them që është kryesisht nga grumbullimi i mjeteve të qytetarëve dhe ekonomive familjare, si dhe nga shtrëngimi i politikave për kreditim”, thekson Rexhepi.
Dallimi në mes kredive dhe kursimeve tregon për nivelin e lartë të pabarazisë së qytetarëve që ekziston në Kosovë, thotë drejtori i Institutit për Hulumtime të Avancuara, Agron Demi, për Radion Evropa e Lirë.
Ai konsideron se shuma më e madhe e kursimeve në bankat komerciale është nga zyrtarë të lartë të institucioneve vendore.
Ai thotë kështu duke u bazuar në formularët e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve publik.
“Nëse shikohet deklarimi i pasurisë, e cila është një shifër matëse, kush realisht ka më tepër depozita në banka, del se zyrtarë të lartë publik kanë një pjesë të madhe të depozitave në banka, kurse pjesa tjetër ka nevojë për marrje të kredive dhe kjo nuk tregon se jemi vend i pasur apo jo, sepse kjo është e koncentruar vetëm te një grup i njerëzve”, thotë Demi.
Por, Ibrahim Rexhepi, thotë se ekonomitë familjare janë kursyesit më të mëdhenj të parave në banka dhe në këtë kuadër ndikim madh, sipas tij, luajnë edhe remitencat.
“Depozituesit kryesisht janë ekonomitë familjare. Në strukturën e depozitave ato marrin mbi 50 për qind. Ndërkaq numri i bizneseve realisht nëse analizojmë edhe të dhënat nga Administrata Tatimore e Kosovës, del është i vogël numri i bizneseve që kanë një fuqi të madhe financiare".
"Ta zëmë janë rreth 200 biznese që grumbullojnë 90 për qind të të hyrave, që i ka administrata tatimore e Kosovës. Do të thotë se kjo tregon fuqinë reale që ka biznese. Kurse shifra 130 mijë biznese, ajo më shumë mund të jetë një shifër statistikore, me plot dyshime se sa mund të tregojë gjendjen reale në Kosovë”, bën të ditur Rexhepi.
Ndryshe, për dallim nga normat e kredive që sillen afër 12 për qind, në bankat komerciale në Kosovë, kamatat e interesit për kursime janë shumë të ulëta.
Në muajin shkurt të këtij viti normat për depozita kanë qenë 2.4 për qind.
Kapitali i nëntë bankave ekzistuese në Kosovë dominohet nga kapitali i huaj dhe përqindja e kapitalit vendor është e ulët, kështu që ekspertë të ekonomisë, vazhdimisht kanë theksuar nevojën e rritjes së numrit të bankave të reja, në mënyrë që të rritet konkurrenca, njëkohësisht të ulen kamatat e kredisë dhe të rriten ato për depozita.