Qeveria e Kosovës, të martën, e ka miratuar projektligjin për marrëveshjen e Kosovës me Bashkimin Evropian, të bazuar në shkëmbimin e letrave ndërmjet presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, lidhur me vazhdimin e mandatit të misionit EULEX, si dhe për nevojën e themelimit të Gjykatës speciale për krime lufte.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, njëherësh edhe ministër i Drejtësisë, ka theksuar se ky projektligj do t’i procedohet Kuvendit të Kosovës për miratim.
"Ky projektligj do të ketë për qëllim që të ratifikojë marrëveshjen ndërkombëtare që është arritur në mes të shkëmbimit të instrumenteve në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për misionin e sundimit të rendit dhe ligjit në vendin tonë. Ky ligj do të ratifikojë marrëveshjen ndërkombëtare në tërësi, përfshirë këtu, pa u kufizuar në zgjatjen e mandatit të EULEX-it në fushat e parapara, deri më 15 qershor të vitit 2016, në përjashtim të task-forcës speciale hetuese, mandati i së cilës dhe pavarësia do t’i garantohet me këtë marrëveshje", ka deklaruar Kuçi.
Presidentja Jahjaga, në letrën që i ka dërguar zonjës Ashton, ka kërkuar vazhdimin e mandatit të EULEX-it dhe ndihmën për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte, me seli brenda dhe jashtë Kosovës, gjykatë kjo që do të merrej me akuzat nga raporti i Këshillit të Evropës.
Në përgjigjen e saj, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, ka theksuar se EULEX-i do të vazhdojë t’i ndihmojë institucionet dhe organet gjyqësore. Gjithashtu, në përgjigjen e zonjës Ashton, thuhet se puna e Ekipit special hetues, i cili është marrë me hetimin e akuzave në raportin e Këshillit Evropian, si dhe proceset e mundshme që do të dalin nga kjo, do të vazhdojnë derisa Këshilli Evropian t’i kumtojë Kosovës se hetimet dhe procedurat kanë përfunduar.
Mbledhja e Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të shqyrtohet vazhdimi i mandatit të EULEX-it, por edhe çështja e themelimit të Gjykatës speciale, është paralajmëruar të mbahet të mërkurën.
Ndërkohë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shprehur inkurajimin "nga aprovimi i sotëm nga ana e Qeverisë së Kosovës, i ligjit për ratifikimin e Shkëmbimit të Letrave mes Presidentes Jahjaga dhe Baroneshës Ashton".
"Ky vendim qartësisht i vë interesat afatgjata të Kosovës para shqetësimeve politike afatshkurtra”, thuhet në komunikatën e Ambasadës, e cila u ka bërë thirrje anëtarëve të Kuvendit të Kosovës që ta ruajnë këtë dinamikë, "duke miratuar krijimin e një gjykate të Kosovës për t’u marrë me pohimet serioze nga Raporti i Këshillit të Evropës i vitit 2010".
"Krijimi i kësaj gjykate është opsioni më i mirë për mbylljen e këtij kapitulli të historisë së Kosovës. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të qëndrojnë pranë Kosovës gjersa ajo vazhdon të ecë përpara me këtë detyrë thelbësore”, thuhet në fund të deklaratës së lëshuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë.
Edhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian dhe përfaqësitë e shteteve anëtare të BE-së në Kosovë e kanë mirëpritur vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës.
Në një deklaratë, vendet e BE-së gjithashtu kanë ftuar anëtarët e Kuvendit që ta aprovojnë ligjin, “i cili do të mbështesë tranzicionin e mandatit të EULEX-it, dhe i cili do të krijojë një gjykatë speciale për gjykimin e pretendimeve ndaj individëve të caktuar, të cilët mund të kenë kryer ose mund të mos kenë kryer krime të rënda”.
Në anën tjetër, lideri i partisë më të madhe opozitare në Kosovë, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar të martën se çështja e gjykatës është vënë si çështje, e cila nuk negociohet shumë. Siç ka thënë Mustafa, atë ose do ta miratojë Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara me propozim të Rusisë ose do të bëhet në Kuvendin e Kosovës. Mustafa ka vlerësuar se në këtë rast, më mirë është që përgjegjësinë ta marrë vetë Kosova.
“Ne jemi përcaktuar që më mirë ne duhet ta marrim përgjegjësinë dhe ta themelojë Kuvendi ynë (Gjykatën Speciale). Unë jam i bindur që, pavarësisht asaj që nuk na pëlqen, më mirë ta bëjmë ne, sesa ta bëjnë në Këshillin e Sigurimit. Nesër, ne duhet dhe po shpresoj se do të votohet në Kuvendin e Kosovës”, është shprehur Mustafa.
Ndryshe, për miratimin e themelimit të Gjykatës Speciale për krimet e luftës do të nevojiten 80 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Përfaqësuesit e partive politike në vend, kanë vlerësuar se ky akt do të jetë një nga vendimet më të vështira që po merr Kuvendi i Kosovës këto vitet e fundit.