Ndërlidhjet

Jolie: Dhunimi – krimi më i madh kundër civilëve


Angelina Jolie në Sarajevë
Angelina Jolie në Sarajevë
Aktorja e njohur e Holivudit, Angelina Jolie, tha sot në Sarajevë se “dhunimi është njëri nga krimet më të mëdha kundër civilëve” dhe se “ky rajon ka kaluar nëpër luftë të tmerrshme”.

Sipas saj, ndihma ndërkombëtare për shumë njerëz në Bosnjë Hercegovinë ka arritur vonë.

Aktorja Angelina Jolie, së bashku me sekretarin e jashtëm britanik, William Hague, ka arritur mbrëmë në Sarajevë, për pjesëmarrje në konferencën për dhunën seksuale në luftë.

Jolie dhe Hague, pos takimeve me zyrtarët e lartë të Bosnjë Hercegovinës, gjatë ditës së sotme do ta vizitojnë edhe Srebrenicën, ku forcat serbe i kanë vrarë afro 8 mijë burra e djem myslimanë në vitin 1995.

Angelina Jolie dhe William Hague do ta kryesojnë një samit të niveli të lartë për ndaljen e dhunimit si armë të luftës, që do të mbahet në Londër në muajin qershor.

Pritet që ky do të jetë takimi më i madh i këtij lloji që ndonjëherë është mbajtur.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG