Ndërlidhjet

Naftëtarët kërkojnë takim me kryeministrin Thaçi


Ilustrim
Ilustrim
Shoqata e ndërmarrjeve që merren me qarkullimin e naftës, derivateve të naftës, gazrave dhe lubrifikantëve, pas mbledhjes së mbajtur sot, ku është diskutuar për fiskalizimin e pikave të karburantëve për herë të dytë, kanë paralajmëruar mbajtjen e protestave.

Por, paraprakisht ata kanë kërkuar një takim sa më të shpejtë me kryeministrin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçin, me qëllim të parandalimit të protestave, të cilat sipas tyre, mund të çojnë deri tek bllokimi i rrugëve.

“Sa herë i kemi ftuar përfaqësuesit e ATK, MTI, MF dhe herën e fundit edhe përfaqësuesit nga Zyra e Kryeministrit, asnjëherë nuk gjetën kohë dhe nuk u morën me kërkesat dhe shqetësimet e Shoqatës sa I përket rifiskalizimit”, thuhet në një kumtesë që e ka lëshuar kjo shoqatë.

Naftëtarët e Kosovës kanë kërkuar që takimi me kryeministrin të realizohet deri më datën 26 të këtij muaj.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG