Ndërlidhjet

Thaçi revokon vendimin për rritjen e pagave për zyrtarët e shtetit


Hashim Thaçi, foto nga arkivi
Hashim Thaçi, foto nga arkivi
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur që të revokojë vendimin për rritjen e pagave të zyrtarëve të lartë, duke përfshirë këtu Presidencën, Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës.

Në rrjetin social Facebook, zoti Thaçi ka thënë se “nga rritja e pagave prej 25 % do të përfitojnë shërbyesit tjerë civilë dhe punonjës të shtetit”.

“Nga ky revokim do të kursehen rreth 5 milionë euro”, ka shkruar kryeministri i Kosovës, duke shtuar se këto mjete financiare do t’i dedikohen “kurimit të fëmijëve kosovarë që vuajnë nga sëmundje të rënda si kanceri apo leukemia, trajtimi i të cilëave është shumë i kushtueshëm dhe i papërballueshëm për shumë familje kosovare”.

Vendimi për rritjen e pagave është marrë nga qeveria e Kosovës më 10 mars dhe ai vlen nga muaji prill.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG