Rreth 16 muaj pas aktit të shpalljes së Deklaratës së pavarësisë, në maj të vitit 2009, Kosova është bërë anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndërsa në qershor të këtij viti, pra më 2009, Republika e Kosovës, u pranua edhe në Bankën Botërore.
Kurse, në fund të vitit të 2012, Kosova është bërë anëtare edhe në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Mbi 172 milionë euro, ishte vitin e kaluar shuma e kredive dhe granteve të ndryshme, nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, që nga koha kur Republika e Kosovës është bërë anëtare në këto institucione
Që nga ajo kohë, Qeveria e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje për kredi dhe grante me këto institucione për financim të projekteve, si në zhvillimin e politikave të qëndrueshme për punësim, forcimin e sektorit financiar të infrastrukturës së tregut, për regjistrimin e patundshmërive dhe të Kadastrës, projektet për bujqësi e të tjera.
Ekspertë për çështje ekonomike konsiderojnë se një ndër të arriturat kryesore në aspektin ekonomik, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, është anëtarësimi i Kosovës në këto mekanizma.
Haki Shatri, ish-ministër i Ekonomisë dhe Financave, thotë se në fazën e tranzicionit vendosja e raporteve të një shteti me institucionet financiare ndërkombëtare, konsiderohet hap pozitiv dhe i domosdoshëm.
Por, Shatri vlerëson se efektet e kredive dhe granteve të këtyre mekanizmave më tepër kanë qenë figurative dhe formale, sesa ndikim në praktikë, duke aluduar në dinamikën e zhvillimit ekonomik.
“Pra, këto institucione i ndihmojnë vendet në këtë fazë të zhvillimit, siç është Kosova. Por, që të mund të shfrytëzohen ndihmat, duhet të krijohen kushte që të ndihmojnë. Ne nuk i kemi bërë këto punë dhe shumë veprime që është dashur të bëhen si shtet, duke pasur parasysh kriteret e institucioneve, Kosova është larg”, thotë Shatri.
Ai për këtë fajëson institucionet kompetente. Sipas Shatrit, shuma e kredive të huazuara është e vogël në krahasim me nevojat e Kosovës.
Ai vlerëson se Kosova ka pasur mundësi të përgatisë projekte dhe të shfrytëzojë vlera më të larta të kredive, të cilat, sipas tij, do të ndikonin edhe në zhvillimin më dinamik të vendit.
“Kosova ka marrë kredi dhe shkalla e ngarkesës është më e ulëta në rajon dhe Evropë. Kosova është dashur të përgatitet dhe të hyjë më projekte më serioze, më atraktive, të cilat e kanë efektin e vet, jo vetëm të merren kredi, por edhe efekti i tyre të shihet në zhvillim. Ne na duhet edhe efekti kohë, që do të thotë se pas një periudhe të caktuar, të maten efektet e zhvillimit ekonomik”, shprehet Shatri.
Ndërkaq, Lumir Abdixhiku, drejtor në Institutin “Riinvest” thotë se pranimi i Kosovë në këto institucione financiare ndërkombëtare, është hap pozitiv i vendit në periudhën e pavarësisë.
“Si ecje pozitive në këtë periudhë mund të konsideroj anëtarësimin e Kosovës në institucionet financiare ndërkombëtare, që e forcojnë rolin e Kosovës si shtet në këto institucione”.
“Pra, së pari në Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe në asociacionet tjera të organizatave të tregtisë nëpër botë”, vlerëson Abdixhiku.
Ndërkaq, mjetet e përfituara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, vitin e kaluar përmes programit stand-by, kishin arritur shumën prej 113 milionë eurosh.