Me gjithë normat e larta të interesit për kredi, qytetarët e Kosovës janë të interesuar apo të detyruar të marrin kredi, qoftë kredi biznesi, familjare apo bujqësore.
Në raportin e Stabilitetit Financiar, të publikuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, thuhet se në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar, vlera e kredive të lëshuara nga bankat komerciale në vend, ka arritur në 1.83 miliard euro.
Në këtë raport, po ashtu, thuhet se vitin e kaluar ka pasur rënie të normave të kredisë në 12. 8 për qind nga 13. 7 për qind, sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Ndërkaq, struktura e kredive ka mbetur e pandryshuar nga viti 2012. Kreditë për ndërmarrjet vazhdojnë të dominojnë me një pjesëmarrje prej 67.7 për qind, kreditë për ekonomitë familjare përfaqësojnë 30.8 për qind, kurse kreditë për sektorin e industrisë kanë përfaqësuar 23.8 për qind.
Pjesëmarrje më të ulët vazhdojnë të kenë kreditë për bujqësinë.
Por, me gjithë normat e larta për gjendjen ekonomike, qytetarët prapë iu drejtohen bankave duke kërkuar kredi.
Haradin Gashi, udhëheq i një ndërmarrjeje tregtare, thotë se është i detyruar të marrë kredi. Por, përveç kamatave të larta për kredi, ai dyshon se institucionet financiare kanë sisteme në programet e tyre që “vjedhin” klientët e tyre, sidomos me kredi kartela.
“Unë e kam marrë kredinë, për shkak se më është dashur të investoj në biznes. Unë i kam realizuar qëllimet e mia, mirëpo nëse llogaritet sa kam paguar për ato mjete që kemi marrë nga banka, mund të them se rreth 30 për qind arrin interesi. Duke llogaritur të gjitha shërbimet që i ka marrë banka, që nga momenti i nënshkrimit të kontratës së kredisë me bankën. Përveç kamatës, banka automatikisht e vjel një-dy për qindësh të shumës, për gjoja shpenzime administrative”, thotë Haradini.
Edhe Arben Ferati, qytetar nga Prishtinë, ka marrë një kredi në vlerë prej pesë mijë eurosh. Ai thotë se pjesa më e madhe e fitimit nga biznesi i tij shërbyes, shkon për të paguar kamatën e kredisë.
“Unë kam huazuar një kredi të vogël, me normë të interesit 17 për qind. Dhe, lutem që më të mos marr kredi. Unë fitimin mesatar për produkte dhe shërbime që ofroj e kam 20 për qind. Kështu që, 17 për qind unë ia kthej bankës, ndërkaq unë punoi për tre për qind. Kjo është paradoksale. Gjithkund në botë bizneset i kanë kamatat më të ulëta, në Kosovë është e kundërta”, thotë Arbeni për Radion Evropa e Lirë.
Në anën tjetër, pensionisti Nazim Selimi, punëtor në ish-bankën e Lubjanës, pohon se nuk ka ndonjë kredi. Ai konsideron se kamatat për kredi janë enorme, kurse kamatat për depozita, shumë të ulëta. Selimi e quan të tmerrshëm sektorin bankar në Kosovë
“Kamatat janë enorme, jashtë normales. Po e zëmë, kamatat në depozita, për një depozitë 40 mijë euro, në afatizim për gjashtë muaj, kamata është 1.2 për qind, kurse kamatat për kredi 13 – 14 për qind. Kjo është diçka aq jashtë normales, sa për një ekonomist të thjeshtë nuk ka shpjegim”, shprehet Selimi.
Sidoqoftë, sipas afatit të maturimit, në raportin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, thuhet se struktura e kredive vazhdon të dominohet nga kreditë me afat më të gjatë maturimi (mbi dy vjet), të cilat në qershor të vitit 2013 përbënin 68.0 për qind. Kurse, kreditë me maturitet ‘deri në një vit’ kishin një pjesëmarrje prej 24.2 për qind.