Ndërlidhjet

Putini homoseksualëve: Na i lini fëmijët rehat


Soçi, 17 janar 2014.
Soçi, 17 janar 2014.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se homoseksualët duhet të ndjehen të lirë dhe të qetë në Lojërat Olimpike Dimërore në Soçi, por i ka lutur ata që t’i lënë fëmijët rusë rehat.

Putin, në takim me vullnetarët olimpikë në Soçi, ka thënë se Rusia nuk ka ndalesa për marrëdhëniet jotradicionale seksuale midis njerëzve, por ka theksuar se propagandimi i homoseksualitetit dhe pedofilia janë të ndaluara.

Putin ka thënë se Rusia është më e lirë se shumë vende, “përfshirë Shtetet e Bashkuara, ku në disa shtete, ka përgjegjësi kriminale për orientimin jotradicional seksual”.

Rusia ka marrë kritika ndërkombëtare kur Putini ka nënshkruar ligjin, në muajin qershor, i cili ndalon promovimin e homoseksualitetit te të miturit.

Olimpiada në Soçi zhvillohet nga data 6 deri më 23 shkurt.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG