Ndërlidhjet

Paqartësitë rreth Postës dhe Telekomit të Kosovës


PTK
PTK
Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës, do të vendosë shtyrjen e afatit për nënshkrimin e kontratës më kompaninë fituese, “AXOS-capital”, apo për të shpallur dështimin e privatizimit të 75 për qind të aksioneve të PTK-së.

Procesi i privatizimit të 75 për qind të aksioneve të PTK-së, ka mbetur i paqartë, pasi në Kuvendin e Kosovës disa herë në mungesë të kuorumit është pamundësuar miratimi i një raporti hetimor parlamentar në lidhje më privatizimin e PTK-së.

Kryetari i Komisionit Hetimor për PTK-në, Muhamet Mustafa, ka thënë se procesi i privatizimit të PTK-së duhet të kthehet përsëri nga fillimi.

Sipas ligjit për privatizimin e ndërmarrjeve publike, alternativë tjetër nuk ekziston, thotë Mustafa pr Radion Evropa e Lirë.

“Alternativat qeveria i sheh të mundshme, por nëse bazohemi në bazë të ligjit, i cili bën të mundur privatizimin e ndërmarrjeve publike, është vetëm një alternativë, dhe ajo alternativë është që i tërë privatizimi i PTK-së duhet të vihet në binarë legal. Duhet të kthehet përsëri nga fillimi dhe të vjen një vendim në Kuvend i cili merr vendim për shitjen e Postës dhe përqindjen e aksioneve që duhet të shiten”, tha Mustafa.

Shitja e 75 për qind të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës, do të ishte gabim, nga ana ekzekutivit, pas refuzimit të Kuvendit, konsideron Mustafa, duke shtuar se qeveria tashme duhet kthjellur.

“Për arsye se procedura është udhëhequr jashtë këtij ligji më probleme të shumta dhe nëse kemi parasysh gjithë çka që ka ndodhur lidhur më projektin, ky mund të quhet një projekt i kompromituar. Nëse qeveria është kthjellur dhe respekton Kuvendin, në bazë të Kuvendit duhet të fillojë një proces të bazuar në ligjin për privatizimin e ndërmarrjeve publike”, thotë Mustafa.

Të hënën ka qenë afati i fundit për nënshkrimin e kontratës më konsorciumin fitues AXOS-capital.

Në anën tjetër, organizata joqeveritare "Konsumatori", ka bërë publike kërkesën dhe formën e privatizimit të PTK-së, ku kërkohet nga institucionet shtetërore që t’ia mundësojnë , siç thuhet në kërkesë, qytetarit blerjen aksioneve të PTK-së.

Me privatizimin e PTK-së nga vetë, sic thuhet nga kjo organizatë, Shtetasi / Populli / Qytetari / Konsumatori-Taksapagues do t'i bashkonim një dyzinë benefitesh dhe mbylljen e qarkullimit të gjithë masës financiare brenda tregut financiar të Kosovës.

Ndryshe, në tetor të vitit 2011, kishte dështuar privatizimi i Postë-Telekomit të Kosovës.

Procesi ishte mbyllur i pasuksesshëm, pasi nga gara ishte tërhequr Telekomi kroat, meqë, siç thuhet, menaxherët e Postës dhe Telekomit të Kosovës dyshohen për korrupsion.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG