Ndërlidhjet

Ashton: Irani do t’iu kthehet bisedimeve


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë shprehur optimizëm se bisedimet midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore për programin bërthamor të Republikës Islamike, do të rinisin së shpejti.

Bisedimet janë ndërprerë javën e kaluar, pasi Shtetet e Bashkuara kanë futur në listë të zezë kompani të reja që kanë shkelur sanksionet kundër Iranit.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka thënë sot se shumica e detajeve për rinisjen e negociatave janë zgjidhur.

Ajo, megjithatë, ka paralajmëruar se arritja e marrëveshjes është një gjë, porse ajo është “e pakuptimtë, nëse nuk zbatohet”.

Muajin e kaluar, Irani dhe gjashtë fuqitë botërore kanë arritur një marrëveshjes, sipas së cilës, Irani do të ndalojë disa aktivitete bërthamore, në këmbim të lehtësimit të disa sanksioneve ndërkombëtare.

Zbatimi i saj nuk ka nisur ende.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG