Zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë mund të mbahen gjatë qershorit apo shtatorit të vitit të ardhshëm.
Ky është një konkluzion ende jo zyrtar që ka dalë si përfundim i takimit të liderëve të partive politike me ambasadoren amerikane në Prishtinë, Tracy Jacobson.
Koha dhe dinamika e mbajtjes së zgjedhjeve, ndërlidhet me shpejtësinë e përmbylljes së reformave të filluara qysh në vitin 2011.
Për të diskutuar rreth reformës zgjedhore, ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracy Jacobson ka ftuar të hënën në një takim kryeministrin Hashim Thaçi, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, zëvendëskryeministrin Behxhet Pacolli, kryetar i Aleancës Kosova e Re si dhe dy liderë opozitar, Isa Mustafa kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ramush Haradinaj lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Në prononcimet e tyre, zyrtarë nga këto parti politike thonë se janë pajtuar që reforma të mbyllet shumë shpejt, mbase gjatë muajit janar të vitit të ardhshëm.
Deputeti i PDK-së, Halit Krasniqi, ish-anëtar i Komisionit për reformën zgjedhore, thotë se puna më e madhe në reformimin e ligjit ka përfunduar, kështu që sipas tij, tani kanë mbetur vetëm disa çështje që duhet harmonizuar nga udhëheqësit politik.
“Një angazhim i përgjegjshëm i lidershipit tonë dhe një gatishmëri e tyre për të përfunduar atë punë që ka mund të përfundohet më herët me një vullnet minimal. Komisioni ka bërë punë titanike dhe gjithë ndryshimet që i ka para të arsyeshme në ligj i ka përkufizuar dhe në masën më të madhe ligji është i gatshëm në mbi 90 për qind të punës që kërkohet”, ka thënë Krasniqi.
E gatshme për zbatimin e reformave shprehet edhe lidhja Demokratike e Kosovës.
Deputeti Arben Gashi rikujton se reformat ishin garantuar edhe para 3 vitesh nga ambasada amerikane, por se sipas tij, zvarritja kishte ndodhur për fajin e partive në pushtet.
“Normalisht që LDK-ja ka kërkuar reformë zgjedhore dhe është e gatshme edhe për zgjedhje edhe për reformë, varet për cilin skenar vendos të shkoj Kosova. Ambasada Amerikane ka qenë garantuese edhe e marrëveshjes e cila ishte nënshkruar dhe kjo marrëveshje nuk është zbatuar nga partitë në pushtet dhe garantuesi në këtë rast ka treguar vullnetin e vet që marrëveshja të zbatohet”, është shprehur Gashi.
Reformat para zgjedhjeve, është qëndrim i proklamuar edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Deputeti i AAK-së, Ardian Gjini thotë se në takimin e liderëve me ambasadoren amerikane është rekapituluar puna e deritashme dhe është diskutuar për pikat që kanë mbetur të harmonizohen.
“Kryetari Haradinaj na ka informuar në mëngjes për këtë takim. Aty ka pasur një rekapitullim të gjitha pikave në të cilat ka pasur gatishmëri deri më tani dhe pikat që kanë mbetur të hapura për të cilat duhet të arrihet një pajtueshmëri sa më shpejt”, ka thënë Gjini.
Subjekti që nuk ishte ftuar në ambasadën amerikane është Lëvizja Vetëvendosje.
Deputetja e këtij subjekti politik, Albulena Haxhiu thotë se reforma do të duhej të merrej me administrimin e zgjedhjeve dhe jo me sistemin zgjedhor.
“Nëse ka gatishmëri për të bërë reformë zgjedhore atëherë ne mendojmë që duhet fokusuar në administrimin e zgjedhjeve dhe jo në sistemin zgjedhor, ngase këtu është problemi. Në qoftë se ka zbrazësi apo hapësira në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme atëherë fokusi duhet të jetë në administrimin e zgjedhjeve dhe assesi në sistemin zgjedhor”, ka thënë Haxhiu.
Në bazë të asaj që deri më tani kanë raportuar deputetët, në ish-Komisionin për reformën zgjedhore ka mbetur e pa-harmonizuar çështja e pragut zgjedhor dhe ajo e ulëseve të rezervuara për pakicat, edhe pse kjo e dyta, përket edhe me ndryshimet kushtetuese.
Ndërkaq pritet që liderët dhe partitë politike të japin rikonfirmimet e tyre nëse Kosova do të jetë përfundimisht një zonë zgjedhore, pastaj nëse do të shkohet me sistemin e listave të mbyllura dhe përcaktimi i votës preferenciale, përkatësisht se sa kandidat mund të votoj një votues.