Ndërlidhjet

Daçiq: Gazsjellësi i Gazpromit rus – jetësor për Serbinë


Ivica Daçiq
Ivica Daçiq
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, thotë se gazsjellësi Rrjedha Jugore i kompanisë ruse Gazprom, që do ta transportoj gazin natyror rus në Evropë, duke e anashkaluar Ukrainën, do të ndihmoj në hapjen e vendeve të reja të punës dhe do të ngritë pozitën rajonale të Serbisë.

Mëtutje, në intervistën për agjencinë Associated Press, me rastin e fillimit të punimeve të sotme për këtë gazsjellës, zoti Daçiqi ka këmbëngulë se lidhjet tradicionale të Serbisë me Rusinë, nuk do të ndikojnë në synimin për integrim në Bashkimin Evropian.

Por, ai ka sugjeruar se fuqitë perëndimore e kanë shtyrë Serbinë më afër Rusisë.

Pritet që gazjellësi do ta filloj punën në dhjetor të vitit 2015.

Ai do të transportoj deri në 63 miliardë metra kub të gazit në vit për në Bullgari, Serbi, Hungari, Slloveni, Austri dhe Itali, në njërën degë, ndërsa dega tjetër shkon për në Kroaci, Maqedoni, Greqi dhe Turqi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG