Ndërlidhjet

Fukushimë: Nis sot largimi i shufrave të uraniumit


Pamje nga Fukushima
Pamje nga Fukushima
Inxhinierët nuklearë japonezë po bëhen gati të largojnë shufrat e uraniumit dhe plutonit në centralin e Fukushimës.

Operacioni, i cili pritet të fillojë sot, është më i vështiri dhe më i rrezikshmi, nga të gjitha operacionet e pastrimit, që nga koha e dëmtimeve serioze në këtë central, të cilat ndodhën rreth dy vjet më parë.

Më shume se 1,500 shufra duhet të largohen nga centrali, ku po mbaheshin deri në kohën kur një cunami i fuqishëm goditi Fukushimën në mars të vitit 2011.

Kompania tha se pret të largojë 22 shufra gjatë dy ditëve të para, ndërsa i gjithë operacioni do të zgjasë më shumë se një vit.

Çmontimi i plotë i centralit në Fukushima pritet të zgjasë rreth një dekadë.

Fshatrat dhe qytetet përreth vazhdojnë të jenë plotësisht të zbrazura.

Frika nga rrezatimi e ka bërë të pamundur kthimin e banorëve në shtëpitë e tyre, sidomos derisa nga centrali vazhdon të ketë rrjedhje të kohë pas kohshme.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG