Ndërlidhjet

KQZ: Vëmendje e shtuar për zgjedhjet në veri


KQZ
KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar nga Sekretariati i këtij institucioni që të jetë i vëmendshëm gjatë procesit të zgjedhjeve që do të përsëritet të dielen, më 17 nëntor, në tri qendra të votimit në Mitrovicën e veriut.

Vetë Sekretariati i ka kërkuar KQZ-së që “të shqyrtojë mundësinë e përgatitjeve më të mira, që të mos zihet në situatë të befasishme”.

Shumica e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë pajtuar me rekomandimin e sekretariatit.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka theksuar se përvoja nga zgjedhjet e kaluara imponon vëmendje të shtuar lidhur me procesin zgjedhor në veri.

“Kemi marrë mësim nga hera e kaluar dhe besoj se tashmë e kanë kuptuar të gjithë se duhet të jemi më të vëmendshëm dhe më të përgatitur”, ka thënë Daka.

Ndryshe, 23 mijë qytetarë me të drejtë vote pritet të dalin nesër në rivotim në tri qendra votimi në Mitrovicën e veriut.

Këto tri qendra, në ditën e zgjedhjeve lokale, më 3 nëntor, janë demoluar nga persona të maskuar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG