Ndërlidhjet

KFOR dhe EULEX: Policia e Kosovës kishte rolin kryesor në veri


Mitrovicë, 3 nëntor, 2013.
Mitrovicë, 3 nëntor, 2013.
KFOR-i dhe EULEX-i kanë publikuar një deklaratë të përbashkët në lidhje me incidentet në veri, gjatë zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Në deklaratë thuhet se Policia e Kosovës ka pasur rolin kryesor, si intervenuese e parë, ndërsa EULEX-i ka qenë intervenuesi i dytë dhe KFOR-i intervenuesi i tretë.

"Në pajtim me përgjegjësitë e tij, EULEX-i menjëherë i ka ofruar Policisë së Kosovës ndihmë shtesë pas një sulmi të kryer në vendvotimin në veri të Mitrovicës, për t’i ofruar siguri personelit të OSBE-së dhe Misionit Mbikëqyrës të BE-së që ishin dërguar atje. Personeli i KFOR-it, i dislokuar në veri, intervenoi gjithashtu, duke dërguar personel shtesë, përfshirë Forcën për Reagim të Shpejtë, për t’i siguruar urat në lumin Ibër dhe për ta parandaluar kështu përkeqësimin e situatës", thuhet pos tjerash në deklaratë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG