Ndërlidhjet

Vetëm katër vende të BE-së mbrojnë “sinjalizuesit”


Bruksel
Bruksel
Transparency International vlerëson se vetëm katër vende të Bashkimit Evropian kanë mbrojtjen e duhur ligjore për njerëzit që ngrenë zërin kundër diçkaje.

Në raportin e saj më të ri, organizata ka analizuar mbrojtjen ligjore të “sinjalizuesve” në 27 nga 28 vendet e Bashkimit Evropian.

Sipas gjetjeve të saj, vetëm Luksemburgu, Rumania, Sllovenia dhe Britania kanë korniza ligjore për sinjalizuesit, të cilat konsiderohen të avancuara.

Njëzetetre vendet e tjera, të analizuara në raport, kanë mbrojtje të pjesshme, shumë të limituar ose fare të sinjalizuesve.

Gjashtëmbëdhjetë vende, në mesin e tyre: Austria, Belgjika, Qiproja, Republika Çeke, Danimraka, Estonia, Franca, Gjermania, Hungaria, Irlanda, Italia, Letonia, Malta, Holanda, Polonia dhe Suedia, ofrojnë mbrojtje të pjesshme ligjore për punonjësit që raportojnë keqbërjet.

Shtatë vendet e mbetura, Bullgaria, Finlanda, Greqia, Lituania, Portugalia, Sllovakia dhe Spanja, kanë korniza shumë të kufizuara ligjore ose nuk kanë fare.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG