Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se sulmi ndaj EULEX-it në veri të Kosovës paraqet akt estremist, që i shkakton dëm Serbisë në përgjithësi.
“Nuk janë të shtëna në EULEX, por në të ardhmen e popullit serb në Kosovë, në të ardhmen e Serbisë dhe qytetarëve të saj. Sulm ndaj EULEX-it dhe KFOR-it? Cila është e ardhmja e popullsisë serbe në këto kushte? Ata që e kanë bërë këtë janë armiq të Serbisë”, ka thënë Daçiq.
Sipas tij, kjo “çmenduri ekstremiste” mund të kërcënojë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë.
“Është dëm i madh për interesat e Serbisë, para së gjithash popullin serb në Kosovë dhe qeveria e dënon fuqishëm këtë akt”, ka thënë Daçiq, transmetojnë mediat serbe.