Ndërlidhjet

Certifikohen të gjitha subjektet politike për zgjedhjet e 3 nëntorit


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Janë certifikuar të gjitha subjektet politike që kanë aplikuar në KQZ për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, përfshirë edhe nismat serbe të veriut të Kosovës.

KQZ ka njoftuar se në mbledhjen e saj të 52-të, të kryesuar nga Valdete Daka, është përmbyllur procesi për certifikimin e subjekteve politike që pretendojnë pushtetin lokal më 3 nëntor.

Subjektet e veriut pasi e kanë ndryshuar emrin, janë certifikuar me rekomandim të Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike.

9 Subjektet e fundit që janë certifikuar janë, si vijon:

* Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës LDD (AAK LDD)
* Partia Demokratike e Kosovës (PDK)
* Nova Snaga
* Partia Socialdemokrate (PSD)
* Samostalna Liberalna Stranka (SLS)
* Lëvizja Vetëvendosje! (VETËVENDOSJE!)
* G. I. Srpska
* Gradanska Iniciativa Zajedno
* GI SDP – Oliver Ivanovic (GI SDP OI)

Iniciativa që thuhet se e ka përkrahjen e qeverisë në Beograd, kishte aplikuar me emrin Iniciativa “Serbija”, mirëpo ajo është certifikuar vetëm pasi e ka ndrruar emrin ne Iniciativa e qytetarëve serbë, "G. I. Srpska".

Edhe subjekti politik i ish deputetit të Kuvendit të Kosovës, Oliver Ivanoviq e ka ndrryshuar emrin në “Iniciativa Qytetare – Partia Social Demokrate – Oliver Ivanoviq”.

Ky i fundit kishte aplikuar me emrin “Serbia, Demokracia, Drejtësia”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG