Institucionet financiare në vend, nuk vlerësojnë në mënyrë reale vlerën e patundshmërisë të lënë si hipotekë, në rast të marrjes së kredive, vlerësojnë ekspertë të kësaj fushe.
Kjo, sipas tyre, ndodh për shkak të mungesës së mekanizmave përkatës që përcaktojnë një standard të çmimit të hipotekës.
Hipoteka është një e drejtë reale që vihet mbi pasurinë e debitorit në dobi të kreditorit, për të siguruar përmbushjen e një detyrimi.
Gjërat e hipotekueshme janë sendet e paluajtshme, si toka, ndërtesat dhe çdo gjë që është e trupëzuar në mënyrë të qëndrueshme e të vazhdueshme me tokën ose ndërtesën.
Flamur Keqa, udhëheqës i Institutit për Banka dhe Financa, konsideron se bankat komerciale zhvlerësojnë tej mase patundshmëritë e lëna si hipotekë.
“Në Kosovë, hipotekat zhvlerësohen në masë më të madhe sesa në vendet e Bashkimit Evropian, dhe se sa në vendet e rajoni. Kjo sepse bankat thirren në rrezikun që mbizotëron për shkak të pronës dhe pamundësisë së marrjes së pasurisë së patundshme. Kjo determinon që pasuria e patundshme apo hipotekat në Kosovë të jenë më të zhvlerësuara”, thotë Keqa.
Bankat komerciale në vend për dhënien e kredive kërkojnë mbulesë tri herë më shumë se vlera e kërkuar për kredi, konsideron Ibrahim Rexhepi, nga Qendra për Hulumtime Strategjike dhe Sociale “ STRAS”.
Kjo, sipas Rexhepit, është forma e parë që vë në dilemë apo dyshim rreth përcaktimit të vlerës reale të hipotekës.
“Në mungesë të kësaj infrastrukture, është përgjegjësi e analistëve të bankave apo mekanizmave brenda bankave, që të bëjnë vlerësimin në bazë të bindjeve të tyre dhe jo në bazë të një kriteri të caktuar të tregut”, konsideron Rexhepi.
Vlerësimi i hipotekave realizohet nga politikat e vetë bankave, thonë ekspertët, duke shtuar se një proces i tillë duhet të rregullohet me mekanizma ligjorë.
Flamur Keqa thotë se në rastin e vlerësimit të patundshmërive punonjësit kompetentë të bankave mund të jenë subjektivë.
“Mirëpo, është e udhës që vlerësimi i hipotekave të bëhet nga institucionet apo njerëzit kompetentë, të cilët janë të licencuar apo e kanë vokacion vlerësimin e patundshmërive. E them këtë, sepse bankat apo nëpunësit e bankave, mund të jenë subjektivë në vlerësimin e hipotekave të kredimarrësve, do të thotë ata i zhvlerësojnë hipotekat e kredimarrësve”, shprehet Keqa.
Duke marrë parasysh situatën e rëndë ekonomike dhe nevojën e madhe për kredi, sidomos për bizneset, poseduesi i hipotekës duhet t’i mbyllë sytë para zhvlerësimit të patundshmërisë së tij, thotë Ibrahim Rexhepi.
“E vërteta është se duke pasur parasysh situatën dhe nevojën që një huamarrës ka për para, atëherë mbyll sytë për para situatës që hipoteka e tyre, mund të jetë e zhvlerësuar”.
“Ky problem mund të kalohet vetëm nëse ka një standard të çmimit të hipotekës, e jo që ajo të jetë në bazë të situatës në treg, e cila shpeshherë vlerësohet në bazë të një momenti apo situate, qoftë edhe presioni, që kërkon individi apo biznesi që kërkon hua nga bankat”, thekson Rexhepi.
Por, përfaqësues të dy bankave komerciale në vend, Raiffaisen Bank dhe Procredit Bank, më herët për Radion Evropë e Lirë kanë thënë se kolaterialin e vlerësojnë në raport me vlerën që ka në treg.
Sidoqoftë, në rast se klientët nuk kanë mundësi që të shlyejnë obligimet ndaj bankave ku kanë marrë kredi, këto të fundit patundshmërinë e nxjerrin në shitje përmes ankandit publik.
Kohëve të fundit, jo rrallë herë mund të hasësh shitje pronash në ankande publike të shpallura nga bankat në gazetat e përditshme.