Një ekip i shkencëtarëve ndërkombëtar e ka paraqitur një mënyrë të re dhe të thjeshtë për sigurimin e ujit të pijshëm në rast të katastrofave. Sipas ekipit, zgjidhja mund të bëhet në formën e mbytjes sfungjerore të baktereve.
Sipas përvojës, kur ndodhin katastrofat, njerëzit e mbijetuar mbesin të rrezikuar nga mungesa e ujit të pijshëm, që është esenciale për jetë.
Pas shkatërrimit nga cunami në Oqeanin Indian, në vitin 2004, një grup i përzier i shkencëtarëve nga Australia, Malajzia, Singapori dhe Shtetet e Bashkuara, po synojnë zhvillimin e metodës praktike dhe jo të shtrenjtë për pastrim të ujit.
Po cila është zgjidhja e tyre?
Një xhelatinë sfungjerore e mbrojtur nga nanogrimcat, që mund ta absorbojnë ujin e papastër, t’i vrasin bakteret brenda disa sekondash, dhe të lirojnë ujë të pijshëm vetëm me një shtrydhje të shpejtë.
William Krantz, profesor në Nanyang Technological University në Singapor, ka kontribuar në këtë studim, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën shkencore Environmental Science & Technology.
“Kjo xhelatinë me temperaturë të ftohtë, jo vetëm që e pastron ujin, në kuptimin e largimit të grimcave, dhe nuk e bënë që vetëm të duket bukur, por ajo i vret patogjenet. Dhe këtë e bënë shumë shpejtë”, thotë profesori Krantz.
Kur është testuar kundër baktereve Escherichia coli dhe Bacillus subtilis, dy bakterje të dëmshme që zakonisht krijohen pas katasftrofave natyrore, xhelatina ka kaluar me të shpejtë.
Pas 15 sekondave në xhelatinë, sasia e baktereve në ujin e trajtuar ishte reduktuar prej 100 mijë e deri në 1 milion herë, varësisht nga sasia e nanogrimcave të argjendta.
Kjo tregon se materja mund të pihet, thotë shkencëtari Krantz.
“Në kushtet e llojit të furnizimit me ujë të kontaminuar, që ne takohemi gjatë operacioneve të ndihmave në katastrofa, është më tepër se përkatëse”, tha profesori Krantz.
Sipas tij, vetëm 3 gramë të materialit xhelatinë mund të absorbojnë dhe dezinfektojnë gjysmë litre të ujit me një shtrydhje. Koncentrimi i grimcave të argjendit, që për një kohë të gjatë njihen me vetitë e tyre anti-bakteriale, pakësohen dhe arrijnë në nivelin e pirjes së sigurt.
Pas përdorimit, xhelatina me të shpejtë kthehet në formën e saj fillestare dhe mund të përdoret përsëri në mënyrë efketive së paku 20 herë.
Daniela Maria Cirillo, nga Instituti Shkencor San Raffaele në Milano të Italisë, thotë se kjo xhelatinë mund të ketë potencial të madh gjatë operacioneve të ndihmës në rast të katastrofave natyrore.
“Kombinimi i kësaj xhelatine me porozitet të lartë, që ka veti shumë të mira mekanike dhe për absorbim të ujit dhe kapaciteti për shpërndarjen e nanogrimcave të argjendit, mund të jetë pajisje premtuese për sigurimin e pastrimit të ujit në rast të emergjencave”, thotë Maria Cirillo.
Shkencëtarët thonë se trajtimi për një person mund të kushtoj më pak se 50 centë amerikanë, dhe se punëtorët humanitarë munden lehtë t’i hedhin ato nga aeroplani në vendet ku është gjetur uji i kontaminuar
Megjithatë, Maria Cirillo thekson se xhelatina do të duhet të testohet në patogjene në terren, për të pasur siguri se funksionon në praktikë.
Profesori Krantz thotë se ekipi i shkencëtarëve aktualisht po i analizon vendet siç janë Mijanmari (ish-Birmania), Indonezia dhe Tajlanda, si shtete të mundshme, ku metoda mund të testohet në terren. (f. bujupi)