Punëtorët, të cilët kanë punuar në ndërmarrjet tashmë të privatizuara, janë lodhur nga pritja e shpërndarjes së 20 përqindëshit, thonë përfaqësues të Sindikatës së punëtorëve.
Sipas një rregulloreje, 20 për qind nga shuma e përgjithshme e shitjes së ndërmarrjeve, u takon punëtorëve.
Alush Sejdiu, nënkryetar në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës, shprehet kritik ndaj Agjencisë Kosovare të Privatizimit lidhur me vonesën e shpërndarjes së këtyre mjeteve. Ai thotë se punëtorët janë diskriminuar sa i përket kësaj çështjeje, sepse deri në tetë vjet duhet të presin që t’i marrin mjetet që u takojnë.
“Aty bëhen vonesa marramendëse. Ka tetë vjet që njerëzve nuk iu është shpërndarë 20 përqindëshi, edhe pse mjetet janë aty, dokumentacionin e kanë pasur aty. Ne nuk jemi fajtorë se a kanë apo nuk kanë staf që të procedojnë dokumentacionin”.
“Ka shtatë-tetë vjet që njerëzit nuk e marrin 20 përqindëshin, kanë punuar 20- 30 vjte dhe ajo që pjesë që iu ka takuar, është krejt 20 për qindëshi. Dhe me ato kanë problem dhe bëhen lypsa me mjetet e veta, për të cilat kanë kontribuar me dekada”, thotë Sejdiu për Radion Evropa e Lirë.
Në anën tjetër, zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, mohojnë se po zvarrisin shpërndarjen e 20 përqindëshit. Arta Gosalci, zëdhënëse në këtë agjenci, thotë se janë duke punuar vazhdimisht për këtë çështje.
“Punëtorët e AKP-së janë duke punuar vazhdimisht për përgatitjen e këtyre listave. Ne pjesën tonë po e bëjmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Kështu që për pjesën e mbetur të 20 për qindëshit mbetet vendimi i Dhomës së Veçantë të Gjykatës Supreme, që pa vendimin e tij nuk mund të shpërndahet e tërë pjesa e 20 për qindëshit”, deklaron Gosalci.
Sidoqoftë, Agjencia Kosovare e Privatizimit ditë më parë ka ekzekutuar vendimin për shpërndarjen e pjesshme të 20 përqindëshit edhe për 21 ndërmarrje shoqërore.
Nga ky vendim do të përfitojnë 1736 punëtorë të këtyre ndërmarrjeve, kurse shuma e përgjithshme që shpërndahet tek ata është 2 milionë e 578 mijë e 326 euro.
Gosalci tregon se agjencia këtë shumë të mjeteve e bart në llogari të Bashkimit të Sindikatave të Punëtorëve të Kosovës, ndërsa kjo e fundit do t’i shpërndajë mjetet te secili punëtor në llogari individuale.
“Agjencia kërkon nga përfaqësuesit e këtyre ndërmarrjeve, që në BSPK t’i dërgojnë llogaritë bankare dhe kopjet e letërnjoftimit, për secilin punëtor që është në listë, në mënyrë që të mos ketë vonesa gjatë bartjes së këtyre mjeteve te punëtorët”, shpjegon Gosalci.
Që nga fillimi i privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore, Agjencia Kosovare e Privatizimit ka shpërndarë mbi 77 milionë euro dhe kanë përfituar 36 mijë e 281 punëtorë. Kurse, gjatë këtij viti AKP-ja ka shpërndarë 7 milionë euro për 4 398 punëtorë, pa përfshirë këtu shpërndarjen e fundit.