Përdorimi i SWIFT kodit ka bërë që sistemi bankar të dalë nga izolimi dhe bankat të jenë konkurrente në tregun global, thonë ekspertë për çështje financiare
Shoqata për Telekomunikim Financiar Ndërbankar Mbarëbotëror (SWIFT), ka caktuar një kod të veçantë shtetëror për t’u përdorur në lidhje me identifikimin e institucioneve financiare të Republikës se Kosovës.
Safet Merovci, profesor i lëndës Financat Ndërkombëtare në Fakultetin Ekonomik, konsideron se SWIFT kodi do të lehtësojë kryerjen e transaksioneve ndërkombëtare.
Siç thotë ai, deri më tash, të gjitha bankat që veprojnë në Kosovë është dashur të kenë një bankë korrespondente në perëndim, e cila gjithmonë ka shtuar koston e transaksioneve.
“Edhe pagesat ndërkombëtare kanë shkuar nëpërmes bankave tjera, ndërsa tash edhe investitorët e jashtëm, por edhe pagesat në financat ndërkombëtare, bëhen më lehtë sepse bëhen nëpërmes bankave në Kosovë. Çka është shumë më e rëndësishme është se edhe bankat vendore mund të forcohen pikërisht për shkak, sepse Kosova po del nga izolimi që ka qenë në mungesë të SWIFT kodit”, thotë Merovci.
Përdorimi i këtij kodi do të ndikojë pozitivisht në punën dhe aktivitetet e institucioneve financiare, duke rritur efikasitetin e kryerjes se transfereve ndërkombëtare, njëkohësisht uljen kostos së këtyre pagesave, thotë Flamur Keqa, ekspert i çështjeve financiare.
SWIFT kodi shtetëror për sistemin bankar, thotë ai, zvogëlon rrezikun e operacioneve bankare.
“Bankat komerciale kanë shkuar nëpërmes SWIFT-ëve të bankave të vendeve tjera dhe nuk është përdor një SWIFT kod vendor dhe kjo tani mundëson që edhe çmimet për pagesat ndërkombëtare do të jenë më të ulëta dhe më efikase për bankat komerciale. Por, që ndikon në një masë të vogël edhe në efikasitetin dhe produktivitetin e bankave”, konsideron Keqa.
Përdorimi i kodit unik shtetëror në lidhjen e Bankës Qendrore të Kosovës, dhe të bankave komerciale vendore në sistemin e SWIFT-it do të afirmojë ndërkombëtarisht institucionet financiare të vendit, kanë thënë një komunikatë për media edhe zyrtarë të këtij institucioni.
Madje, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës, Bedri Hamza, në një takim para dy ditësh, ka thënë se përdorimi i këtij kodi, do të mundësojë edhe uljen e kamatave për kredi në bankat që operojnë në Kosovë.
“Janë duke u eliminuar edhe disa pengesa që bankat i kanë konsideruar që janë një nga arsyet që normat e kamatave të jenë në këtë nivel. Një prej tyre ka qenë SWIFT kodi, që siç jeni të informuar Kosovës iu ka caktuar një kod shtetëror", thotë Hamza.
Edhe profesori Merovci, thekson se duhet të ketë ulje të normave të interesit.
“Unë mendoj se bankat vendore në qoftë se forcohen dhe nëse ka politikë aktive të BQK-së dhe Qeverisë se Kosovës në tregun financiar, unë besoi se do të ulën. Sepse në 14.4 për qind në vitin 2012, është një çmim që ekonomia e Kosovës jo vetëm që nuk e përballon por edhe ka sjell që ekonomia e përgjithshme të jetë shumë e dobët”, shprehet Merovci.
Shoqata për Telekomunikim Financiar Ndërbankar Mbarëbotëror (SWIFT), ka selinë në Bruksel, ndërsa zyret i ka në mbarë botën.