Çdo vit në tregun e punës në Kosovë supozohet se hyjnë 20 deri në 30 mijë persona, të cilët janë të aftë për punë. Punësimi i këtyre personave, çdo vit po bëhet më i vështirë në Kosovë, bëjnë të ditur përfaqësues të bizneseve dhe njohës të çështjeve ekonomike në Prishtinë.
Projektet e fundit të bizneseve, të cilat për qëllim kanë pasur punësimin e të papunëve, krahasuar me vitet e kaluara, shihet se kanë shumë problem në realizimin e tyre.
Bursa e Punësimit, e cila fton bizneset private të marrin pjesë dhe të ofrojnë vende të lira të punës, në këtë vit thuhet të ketë pasur shumë pak interesim nga ta, për arsye se ndërmarrjet private në Kosovë janë duke kaluar në një periudhë të vështirë ekonomike dhe hapja e vende të reja të punës gati është e pamundur.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thotë për Radion Evropa e Lirë se ky vit nuk do të mund të punësojë shumë të papunë. Interesimi aktual i bizneseve, thotë Shahini, ka shënuar rënie të dukshme nëse krahasohet me vitet e kaluara.
“Me kompanitë, me të cilat jemi në vazhdimësi në kontakt dhe njoftohemi për rrjedhat ekonomike, flasin për zhvillime jo të mira si në investime, ashtu edhe në eksporte gjatë këtij viti dhe kjo bën që ky vit të mos ofrojë shumë vende të reja të punës. Disa kompani e që janë shumë pak, kanë vende të lira të punës. Në këtë vit kompanitë në Kosovë janë duke luftuar për të mbijetuar”, tregon Shahini.
Bursa e Punësimit është projekt tradicional i Aleancës Kosovare të Biznesit dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, i cili në vit thuhet të ketë arritur t’i punësojë mbi 500 të papunë.
Ndryshe, punësimi në sektorin publik në Kosovë vazhdon të mbetet i ngrirë deri në fund të vitit 2015. Korniza afatmesme e shpenzimeve 2013-2015, e miratuar nga Qeveria e Kosovës nuk parasheh punësim të ri deri në fund të vitit 2015.
Sipas kësaj, zëvendësime dhe pranime të punëtorëve të rinj do të bëhen vetëm atëherë kur kërkohet me ligj, ose kur punëtorët aktualë pensionohen, apo nuk janë të gatshëm për punë.
Ndërkohë që krijimi i vendeve të reja të punës i mbetet sektorit privat.
Njohës të çështjeve ekonomike kërkojnë ndryshimin e politikave ekonomike qeveritare në mënyrë që të krijohen vende të reja të punës.
Profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Isa Tahiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se hapja e vendeve të reja të punës, përveç tjerash, mund të bëhet duke fuqizuar sektorin e agrobiznesit.
“Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme mund të hapin vende të reja të punës, nëse atyre iu ndihmohet dhe iu krijohen lehtësi në funksionimin e tyre, pastaj mund të krijohen vende të reja të punës nëse fuqizojmë sektorin e agrobiznesit dhe ulja e taksave dhe tatimeve në ato kompani që bëjnë investime të drejtpërdrejta në Kosovë”, vlerëson Tahiri.
Zbatimi i këtyre praktikave ekonomike, sipas Tahirit, do të mundësonte hapjen e vendeve të reja të punës dhe rrjedhimisht do ta ulnin papunësinë në Kosovë, e cila sipas të dhënave të fundit të regjistrimit të popullsisë, ka arritur në 44.9 për qind.
“Qeveria e Kosovës po insiston që të ngrejë numrin e të punësuarve në sektorin publik, por ekzekutivi duhet të fokusohet edhe në shërbime tjetra si tek ai privat. Niveli më i lartë i punësimit do të mund të arrihej në bujqësi, vreshtari dhe pemëtari”, konsideron Tahiri.