Tonet e ashpra, me të cilat përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës, kanë diskutuar kohët e fundit lidhur me problemet në këtë pjesë të vendit si dhe për sinjalet që ua ka dërguar Beogradi atyre për çështjen e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit, japin shenja se ndërmjet liderëve serb në veri ekzistojnë mosmarrëveshje dhe ndarje.
Ditë më parë, është shtyrë për muajin korrik edhe konstituimi i të ashtuquajturit Kuvend i përkohshëm i Krahinës Autonome të Kosovës, i cili ishte paralajmëruar për 6 qershor.
Gjatë votimit, 25 nga 84 përfaqësues serb, sa ishin në mbledhje, e kishin braktisur mbledhjen.
Por, a po krijohen polarizime ndërmjet përfaqësuesve serb të veriut dhe sa janë këto ndarje të thella?
Liderët serbë të veriut kanë mendime dhe këndvështrime të ndryshme lidhur me këtë çështje.
Lideri serb Radenko Nedeljkoviq, i ka thënë Radios Evropa e lirë se ndërmjet përfaqësuesve të serbëve nuk ekzistojnë polarizime, por vetëm shprehje të mendimeve të kundërta.
“Nuk ekzistojnë kurrfarë mosmarrëveshjesh apo polarizimesh në veri të Kosovës, kur bëhet fjalë për partitë politike apo mosmarrëveshje ndërmjet individëve. Gjithsesi që ka botëkuptime të ndryshme në momente të caktuara dhe ajo që ka ndodhur në mbledhjen e fundit të përbashkët është vetëm të kuptuarit e ndryshëm rreth momentit se kur duhet të bëhet diçka”, ka thënë Nedeljkoviq.
Mendim të kundërt ka lideri tjetër serb i veriut, Marko Jakshiq, deputet në Kuvendin e Serbisë nga Partia Demokratike Serbe, parti kjo opozitare në Serbi. Ai vlerëson se ndarjet ndërmjet liderëve serb në veri ekzistojnë.
“E rëndësishme është se sigurisht që ka ndarje në veri. Unë do t’i quaja edhe mendime të ndryshme. Duke pasur parasysh që pushteti i tanishëm në Beograd i ka përfaqësuesit e vetë këtu në veri, kjo edhe reflekton në atë mënyrë".
"Personalisht mendoj se nuk do të duhej të vinte deri te ndonjë konflikt i madhe, duke pasur parasysh se ekziston, para së gjithash, gatishmëria ndërmjet serbëve që të mos vij deri te ndarjet, sepse kjo do tu shkonte për shtati kundërshtarëve tanë, si Prishtinës ashtu edhe bashkësisë ndërkombëtare”, tha Jakshiq.
Megjithatë, Nedeljkoviq këmbëngulë se polarizime ndërmjet liderëve serb nuk ka dhe siç thotë ai, nuk do të duhet as të ketë në të ardhmen.
“Unë nuk shoh se mund të shkohet drejt polarizimit dhe gjithsesi që edhe në veri ekziston demokracia dhe secili mund ta shpreh mendimin e vet për ndonjë situatë apo problem të caktuar”, theksoi Nedeljkoviq.
Por, Jakshiq shpreh mendimin se thellimi i mëtutjeshëm i ndarjeve ndërmjet liderëve serbë në veri, mund të jetë me pasoja të paparashikueshme për serbët që jetojnë në këtë pjesë të vendit.
“Ato ndarje do të ishin fatale për serbët në veri të Kosovës, por mendoj se një luks të tillë, asnjëra nga palët, cilitdo opsion politik që i takon, nuk guxon t’ia lejojë vetes. Nëse lojtarët politik nuk janë të vetëdijshëm për këtë, atëherë thjeshtë marrin mbi vete përgjegjësinë për të gjitha pasojat që mund të ndodhin dhe këto pasoja, sigurisht se do të jenë për serbët e veriut”, theksoi Jakshiq.
Ndryshe, ditë më parë, edhe liderët e serbëve të Kosovës qendrore, i patën thënë Radios Evropa e Lirë se ndërmjet liderëve politik të serbëve të veriut të Kosovës, ekzistojnë polarizimet dhe ndarjet, të cilat reflektojnë negativisht edhe te serbët në jug të lumit Ibër.