Ndërlidhjet

Bisedimet vazhdojnë të mërkurën


Foto arkivi
Foto arkivi
Takimi ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, i cili për temë ka pasur planin e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit, ka përfunduar për të vazhduar të mërkurën.

Thaçi është shprehur optimist se bisedimet e nesërme do të përfundojnë me dakordim në mes të palëve.

“Ka qenë një takim, për të cilin besoj se nesër (të mërkurën) do të përmbyllet me pajtimin për implementimin e marrëveshjes së muajit të kaluar. Besoj se nuk do të humbim kohë. Jemi të vendosur që të arrijmë marrëveshje dhe të fillojmë zbatimin në terren. Definitivisht, kjo marrëveshje do të shënojë një hap përpara për normalizimin e marrëdhënieve tona dhe perspektivën evropiane të vendeve dhe popujve tanë”, ka thënë Thaçi.

Homologu i tij serb, Ivica Daçiq, nuk është prononcuar për gazetarët.

Takimit të dy kryeministrave, me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, i kanë paraprirë bisedimet veç e veç të baroneshës me Daçiqin dhe Thaçin, të cilat kanë zgjatur më shumë seç ka qenë e paraparë.

Marrëveshja e 19 prillit është e para në mes të palëve, e cila synon normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por zbatimi i saj ka ngecur.

Në BE theksojnë se koha po skadon dhe se duhet të arrihet sa më parë pjatimi për zbatim.

Implementimi është kyç, si për Prishtinën, ashtu edhe për Beogradin, që të shënojnë përparime në procesin e integrimit evropian. (v.tela)

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG